Shpërthim me tritol në banesën e ish- basketbollistit të Vllaznisë në Shkodër, në 2015 u arrestua për evazion si inspektor i Tatimeve

E Enjte, 06 February 2020 08:27

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në banesën e ish- basketbollistit Nikolin Arra në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të natës.

Mësohet se nuk ka të lënduar nga ngjarja pasi Nikolin Arra dhe familja e tij ndodhen në SHBA dhe Irlandë.

Por Nikolin Arra ka punuar edhe si inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave në Shkodër ku në korrik të 2015 është arrestuar gjatë operacionit ‘Evazioni’ për mosmarrje të masave të duhura administrative ndaj subjekteve tregtare që ushtronin aktivitet tregar në kundërshtim me ligjet tatimore.

Kjo ngjarje vjen vetëm disa orë pas të shtënave me armë që tronditën Shkodrën mbrëmjen e kaluar ku u plagos aksidentalisht në pedonalen e qytetit ‘Kolë Idromeno’ një 35- vjeçare kalimtare.

Modifikuar më E Enjte, 06 February 2020 08:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...