I riu humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi i vdekur në lumin Shkumbin

Saturday, 08 February 2020 08:21

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmbjen e djeshme pranë qytetit të Elbasanit.

Një automjet mësohet se ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Shkumbin.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Murras.

Në vendngjarje ndodhen policia dhe zjarrëfikëset të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të 35 vjeçarit.

Njoftimi paraprak i policisë

Mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Elbasan – Peqin, në fshatin Murras, shtetasi  S.S., 35 vjeç,  banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka dal nga rruga dhe  ka rënë në lumin Shkumbin, për pasojë ka ndëruar jetë  drejtuesi i mjetit.

Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikses  bënë të mundur nxjerrjen e mjetit  nga lumi ku brenda tij u gjet i pa jetë drejtuesi i mjetit shtetasi S.S.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.