Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon takimet me biznesin e vogël në mbarë vendin, pasi po përballen me pasojat e krizës së shkaktuar nga koronavirusi .
Basha është ndaluar sot nëElbasan, ku mes të tjerash thekson se “qeveria i braktisi bizneset dhe qytetarët, ndërsa bashkia po iu vjel të gjitha detyrimet vendore”.
Postimi i plotë:
Qeveria i braktisi bizneset dhe qytetarët ndërsa Bashkia e Elbasanit po ju vjel të gjitha detyrimet vendore ndonëse u zotuan se kjo nuk do ndodhte.
7 vjet më parë Edi Rama erdhi me premtime të mëdha për qytetarët e biznesin. Por të vetmit që përfituan janë një grusht oligarkësh. Të lodhur, të mashtruar, të varfëruar e të braktisur qytetarët kërkojnë ndryshim.
Të bashkuar dhe me votën e lirë të qytetarëve do të sjellim normalitet dhe do t’i japim zgjidhje krizës së rëndë ekonomike duke krijuar mundësi për punë e mirëqenie për çdo shqiptar.