Të dënuar me burg përjetë për vrasje, kush janë 3 personat e shpallur prej vitesh në kërkim

Saturday, 08 February 2020 11:49

Policia e Shtetit ka publikuar sot emrat e 3 personazheve që me krimet e tyre kanë tronditur opinionin publik, ndërsa prej vitesh janë vënë në kërkim.

Bëhet fjalë për Sokrat Rudën, Jani Alian dhe Artur Kuliçin, të tre të dënuar me burgim të përjetshëm për veprën penale ‘Vrasje’.

Policia bën me dije se Sokrat Ruda akuzohet se në datën 8 qershor 1995, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta xhelozie shtetasin me inicialet Z.D. Ai u dënua me
burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ndërkohë, personi tjetër i shpallur në kërkim, Jani Alia, më 1 maj të 2016-ës, në një lokal në Tiranë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin me inicialet E. Ç. Alia u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

I listuari tjetër nga policia, Artur Kuliçi akuzohet se në datën 6 mars 2013, në një lokal nate në Tiranë, pas një konflikti me disa persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri duke rrezikuar jetën e disa personave dhe si pasojë ka mbetur e vrarë me armë zjarri shtetasja me inicialet S. T.

Artur Kuliçi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykatës e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

 

Sokrat-Ruda.jpegJani-Alia.jpeg

Artur-Kulici.jpeg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...