Bllokohet nga policia automjeti i blinduar i Landi Muharremit, i njohur ndryshe edhe si Rrumi i Sukthit.
Bllokimi i automjetit eshte bere nga policia ne kuader te operacionit te nisur Forca e Ligjit, nderkohe qe vetem pak me pare u njoftua zyrtyarisht nga policia edhe bllokimi i automjeteve te blindur te saimir taullaut, Dashamir Gjokes dhe Durim Bamit.
Kujtojme se Landi (Muharremi) Maloku, ose Aleksander Laho, ishte personi qe mbeti i plagosur ne atentatin qe iu be prokurorit Arjan Ndoja, ne 1 nentor ne hyre te Durresit.
Emri i tij eshte i njohur per drejtesine, pasi në shtator të vitit 2016 ai u shpall në kërkim nga policia për rrahjen e biznesmenit libanez Faadi Mitri në sy të gruas dhe vajzës së tij. Biznesmeni u dhunua nga tre persona, njëri prej të cilëve Skënder Kraja, Landi Muharremi dhe kushëriri i tij.