Zbulohen 13 refugjatë sirianë në autobusin Tiranë - Kukës

Saturday, 08 February 2020 14:03

13 refugjatë sirianë dhe marokenë nuk kanë pasur fat sot të kalojnë nëpër Shqipëri, në rrugën e tyre drejt vendeve të BE-së. Ata janë zbuluar si pasagjerë në autobusin e linjës Tiranë – Kukës nga Policia e Lezhës.

Sipas njoftimit, gishti i akuzës u drejtua mbi shoferin dhe faturinon e autobuzit, të cilët u proceduan penalisht: Shoferi B.E. 58 vjeç, banues në Tiranë dhe faturinoja B.B, 34 vjeç, banues në Kukës

Të dya ata, në aksin rrugor Mamurras-Lezhë, në vendin e quajtur Mbikalimi i Laçit, janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore me autobusin e linjës Tiranë-Kukës, duke transportuar 13 shtetas të huaj sirianë dhe marokenë, që kishin hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme.

Dosja e tyre i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."  

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...