Zhduket gazetari kinez që lajmëroi për herë të parë për rrezikun e përhapjes së coronavirusit

Saturday, 08 February 2020 14:27

Gazetari kinez, Chen Qiushi i cili lajmëroi për herë të parë për gjendjen shqetësuese në Wuhan të Kinës, lidhur me përhapjen e coronavirusit, është zhdukur që nga dita e martë.

Të afërmit janë të shqetësuar me fatin e tij, pasi nuk po i përgjigjet telefonatave dhe nuk kanë ide se ku mund të jetë. Në raportin e tij që është larguar nga mediat, tregohej në detaje përhapja e sëmundjes, ndërsa shihej një grua teksa qante në telefon teksa qëndronte afër një të afërmi që kishte vdekur në karrocë, si dhe pacientët e pashpresë në një spital të tejmbushur.

Pas këtij raporti, gazetari Fang Bin është arrestuar nga policia, pasi shpërndau një video ku shihen duke i hedhur disa trupa njerëzish në vdekur, në një autobus.

Lidhur me arrestimin e tij, ishte thënë se ishte vetëm një ndalesë, për t’i kontrolluar temperaturën, por ai po qëndron ende në mbajtje, shkruan tg.

Kjo zhdukje misterioze e gazetarit Qiushi, vjen disa ditë pas vdekjes së mjekut Li Wenliang, i cili njoftoi i pari për sëmundjen e rrezikshme coronavirus.
Atë e kishin quajtur gënjeshtar dhe e akuzuan për përhapje të të pavërtetave në rrjetet sociale, ndërsa vdiq si pasojë e infektimit me sëmundjen, ndërsa po i trajtonte të sëmurët.

Quishi vizitoi spitalet kryesore, qëndroi pranë ceremonive të varrimit si dhe vizitoi zonat e banimit Wuhan, bisedoi me pacientët dhe familjarët e tyre për të mësuar më shumë rreth sëmundjes.

“Kur Qiushi është parë për herë të parë, ishte në humor të mirë. Shëndeti tij ishte në rregull dhe temperatura në nivel normal, mbesim me shpresë se është mirë”, ka shkruar një shok i tij.

Të afërmit, konsiderojnë se atë e kanë dërguar në burg, në mënyrë që të mos tregojë më shumë rreth coronavirusit, që deri më sot ua ka marrë jetën 722 personave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...