Pesë shtetas britanikë përfshirë një fëmijë janë diagnostikuar me koronavirus në Francë, pasi kishin qëndruar në të njëjtën shtëpizë druri për ski dhe kishin rënë në kontakt me një person që kishte qënë në Singapor, tha Ministri i Shëndetësisë së Francës.
Agnes Buzyn tha se se asnjë nga pacientët nuk ishte në gjendje të rëndë. Ajo e përshkroi rastin si “një tufë e grumbulluar rreth një burimi” dhe se kjo kishte ndodhur në rajonin Haute Savoie në Alpet Franceze.
“Ky rast mori vëmendjen tonë mbrëmjen e kaluar,” tha ministrja. “Është një shtetas britanik, që ishte kthyer nga Singapori, ku ai qëndruar nga 20-23 janari dhe kishte mbërritur në Francë në 24 janar për të qëndruar katër ditë.
Britaniku që solli virusin ishte kthyer me kohë në Britaninë e Madhe.
Kryeministri i Francës Edouard Philippe thirri një takim të Ministrave të Shëndetësisë të shtunën dhe ministri ka hapur një linjë telefonike (0800 100 379), si një përpjekje për të zbuluar se kush tjetër mund të kishet qënë në kontakt me britanikun.
“Ne po fillojmë një operacion të rëndësishëm për identifikuar rastet e atyre që kanë qënë në kontakt”, tha Buzyn.
Të infektuarit ishin pjesë e një grupi prej 11 britanikësh që kishin qëndruar në një shtëpi në vendpushimin e skive në Contamines-Montjoie.
Ndërkohë që pesë prej tyre dolën me virus, të tjerët u vunë në mbikqyrje në spitalet e Linot, San Etientit dhe Grenoblës.
Ky rast e çoi numrin e përgjithshëm të të infektuarve me virus në Francë në 11. Zyrtarët e shëndetësisë thanë se disa nga gjashtë rastet burimore, që po kuroheshin në spital në Paris dhe Bordo, ishin gati për të dalë.