Shtetet me ajrin më të ndotur në botë, ku renditet edhe Kosova

E mërkurë, 26 February 2020 09:03

India edhe një herë ka dalë e para në listën e shteteve me kualitetin më të dobët të ajrit në botë, sipas një raporti të ri, ndërsa qytetet kineze kanë vazhduar të tregojnë përmirësime në krahasim me vitet e kaluara. Në listë figuron edhe shteti i Kosovës.

21 nga 30 qytetet e botës me ndotjet më të madhe të ajrit në botë janë në Indi. Raporti është përpiluar me të dhëna nga IQAIR AirVisual, raporti për kualitetin e ajrit në botë për vitin 2019.

Ghaziabad, një qytet i vogël afër kryeqytetit indian të Dehlit në njësinë e Uttar Pradesh në Indi, është ranguar si qyteti më i ndotur me një mesatare prej PM 2.5 matje të koncentrimit nga 110.2 më 2019. Kjo është nëntë herë më e madhe se sa ajo që Agjencia Amerikane për Mbrojtje të Ambientit e cilëson si të shëndetshme.

Vendet e Hemisferës veriore qëndrojnë më mirë në këtë studim, shkruan CNN.

Sidoqoftë, vendet e Ballkanit mbesin me një cilësi të dobët të ajrit.

1 / 2

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndotja e ajrit shkakton diku 7 milionë vdekje të hershme në vit në të gjithë botën. Kjo si rezultat i shkaktimit të sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit dhe infeksioneve respiratore.

Llogaritet se mbi 80% e personave që jetojnë në zona urbane ku monitorohet cilësia e ajrit, ekspozohen në ajër shumë të ndotur që kalon kufijtë e lejuar nga OBSH’ja.

Vendet me zhvillim të vogël, apo mesatar janë më të rrezikuar.

“Ndotja e ajrit përbën rrezikun më të madh ambiental me të cilën përballet popullsia globale”, thuhet në raport.

Bangaldeshi si shtet qëndron më së keqi në këtë studim, pas saj vjen Pakistani, Mongolia, Afganistani dhe India.

Kosova është e 27-ta në listë. Prej Ballkanit Bosnja e Hercegovina është e 14’ta ndërsa katër vende më pas është Maqedonia e Veriut. Shkupi është qyteti i dhjetë në botë me kualitetin e ajrit më të keq në botë. Sarajeva është e 43’ta. Ndërsa Prishtina është e 64’ta. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...