'Të parën do të vras ty'/ Si e kërcënonte dhe e dhunonte ish-gruan Kolecaj

E mërkurë, 26 February 2020 09:29

15 muaj burg për dhunë në familje nuk e kanë bërë të reflektojë aspak 46-vjeçarin Fatmir Kolecaj, i cili qëlloi dje për vdekje ish-bashkëshorten e tij Esmeralda Filopati dhe të vëllanë e saj Edison Filopati. Gjithçka ndodhi në banesën e dy të rinjve të familjes Filopati që u ekzekutuan mizorisht, ndërkohë që prej mbrëmjes së djeshme tre vajza të vogla nuk do ta shohin më të ëmën e tyre, për shkak se i ati ua vrau.

Kolecaj ishte dënuar nga Gjykata e Lezhës me 15 muaj burg, në një vendim të dhënë në 15 janar të 2018-tës, për akuzën e dhunës së familjes dhe armëmbajtjes pa leje, raporton Fax News.

Në vendimin e Gjykatës asokohe, thuhej se duke iu referuar deklarimeve të së dëmtuarës Esmeralda Kolecaj (Filopati), provohet se marrëdhëniet bashkëshortorë të saj me të pandehurin Fatmir Kolecajn janë karakterizuar nga grindje e mosmarrëveshje, të pasuara nga veprime të dhunës fizike dhe psikike të shkaktuara prej të pandehurit mbi bashkëshorten e tij, të cilat kjo e fundit nuk i ka denoncuar më pare në polici për arsye se i pandehuri e kërcënonte me fjalët: “Do të vras po njoftove policinë…” duke shoqëruar përdorimin e këtyre fjalëve me praninë e një arme zjarri të mbushur prej tij.

Rasti i fundit, të cilin e dëmtuara Esmeralda Kolecaj e ka denoncuar në Polici, është ai i orës 16:00, të datës 12.07.2017, në të cilën i pandehuri sapo ka hyrë në banesë ka filluar ta godasë me shuplaka bashkëshorten e tij, pastaj ka marre një tub gome dhe me të e ka goditur në pjesë të ndryshme të trupit për rreth një orë.

E dëmtuara, Esmeralda Kolecaj (Filopati) ka mundur të telefonojë babain e saj, të cilit i ka bërë me dije faktet e mësipërme, ndërsa ky i fundit ka njoftuar policinë. Në këtë moment i pandehuri ka shkuar në banjon e banesës dhe ka marrë një armë zjarri që e mbante pa leje te organeve kompetente, të cilën e ka vendosur në tavolinë, ndërsa bashkëshortes se tij i ka thënë: “Të parën do të vras ty, pastaj do merrem me ato”.

Pas rreth 30 minutash nga kryerja e veprimeve të mësipërme, i pandehuri ka dalë bashkë me armën në oborrin e banesës dhe është rikthyer në banesë, duke mos e pasur armën me vete.

Por me gjithë arrestimin, burgun dhe divorcin, Fatmir Kolecaj nuk e pranoi dot që ish-bashkëshortja e tij të vijonte jetën e saj dhe mbrëmjen e djeshme pas një sherri që ka shkaktuar në oborrin e familjes Filopati, iu mori jetën dy të rinjve, motër e vëlla.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...