Janë miratuar rregullat teknike “për ashensorët, komponetët e sigurisë dhe përcaktimin e listës së standarteve të harmonizuara”.
Ky ndryshim është parë si i arsyeshëm duke qënë se rregullorja e vjetëruar nuk trajtonte qartë rritjen e sigurisë. Detyrimet e përdoruesve, instaluesit, institucionet mbikëqyrëse të tregut etj janë disa nga pikat kycce që do të trajtohen në këtë rregullore të re.
“Struktura përgjegjëse e mbikëqyrjes së tregut (në vijim, ISHMT) merr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar se ashensorët e mbuluar nga ky rregull teknik mund të vendosen në treg dhe në shërbim vetëm nëse ato janë në përputhje me këtë rregull teknik, kur instalohen, mirëmbahen dhe përdoren brenda qëllimit të tyre të parashikuar” thuhet në rregullore.
“Instaluesi mban dokumentacionin teknik, deklaratën EU të konformitetit dhe, sipas rastit, vendimin/et e miratimit për 10 vjet mbasi ashensori është vendosur në treg. Kur shikohet e përshtatshme lidhur me risqe të paraqitura në një ashensor, instaluesi, për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve, heton dhe, nëse është e nevojshme, mban një regjistër të ankesave dhe mospërputhjeve të ashensorit. Instaluesi siguron që në ashensor të jetë vendosur tipi, partia ose numri serial ose elemente të tjera që lejojnë identifikimin e tyre.
Instaluesi tregon në ashensor emrin e tij, emrin tregtar të regjistruar dhe adresën postare ku ai mund të kontaktohet. Adresa tregon një pikë të vetme ku instaluesi mund të kontaktohet. Detajet e kontaktit të jenë në shqip” thuhet në rregulloren e re.