Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për njërin prej personave të arrestuar si organizatorë të sulmit ndaj hotelit në Tushemisht të Pogradecit.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se është lënë në burg i arrestuari Anterio Kaloshi.
Ky i fundit u arrestua pak ditë më parë, pasi dyshohet të jetë ekzekutori i ngjarjes së rëndë që tronditi Tushemishtin, ku u qëllua me rreth 10 plumba drejt një hoteli të mbushur me turistë.
Një ditë më parë, gjykata ka lënë në burg një tjetër të arrestuar si organizator të kësaj ngjarjeje, shtetasin lir Berberi.