Me furgonin plot me klandestinë, i arratiset Policisë në rrugët Pogradecit

Diel, 16 August 2020 11:23

Me furgonin e mbushur me 15 klandestinë, një shofer i është arratisur forcave të 4 Policive për të mos u kapur në rrugët e Pogradecit. Ndjekja e frikshme nga Policia ka përfunduar me kapjen e A.Sh., 35 vjeç, nga Tirana.

Në automjetin e tij u zbuluan 15 emigrantë të paligjshëm, të cilëve ai u kishte premtuar përveç transportit për në Tiranë, kundrejt fitimit, edhe kalimin në vendet e Bashkimit europian.

 
 
 

Në momentin që policët i kanë kërkuar të ndalojë, 35-vjeçari jo vetëm që nuk është bindur, por ka shtruar shpejtësinë, duke e bërë të detyrueshme ndjekjen. Ai u arrit të kapej në afërsi të fshatit Blacë.

 
 
 

Policia e Korçës, ajo e Pogradecit, Policia Kufitare dhe Policia Rrugore prej javësh janë bashkuar në operacionin “Perimetri” për kapjen e emigrantavë të paligjshëm që transportohen fshehurazi me makina drejt Tiranës.

 
 

Dosja e A.Sh. i kaloi Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

 
 
Modifikuar më Diel, 16 August 2020 11:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."  

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...