Tragjedi në Dibër! Nxirren pas 48 orësh tre trupa të pajetë nga miniera e Selishtës. Lajmi i rëndë bëhet i ditur për “BalkanWeb” gazetari Enver Doçi, i cili mbrëmjen e kaluar raportoi se tre viktimat kishin humbur kontaktet me familjarët e tyre prej orësh.
Ka qenë vëllai i njërit prej tyre që ka shkuar në polici dhe ka bërë denoncimin, duke alarmuar dhe banorët e zonës, të cilët kanë shkuar te miniera ku ata punonin.
Siç raporton për “BalkanWeb” gazetari Doçi, të pajetë nga miniera janë nxjerrë inxhinieri Ismail Hoxha, 62 vjeç, si dhe Fatos Cesku, 55 vjeç, dhe Rruzhdi Rushiti, 29 vjeç.