U nda nga jeta papritur, fjalët prekëse të Marjana Kondit për Koço Devolen: M’u shkëput një pjesë e shpirtit…

Diel, 08 November 2020 18:59

 

Aktorja e njohur e humorit Marjana Kondi i ka dedikuar një fjalim prekës ndarjes nga jeta të kolegut të saj Koço Devoles duke shprehur pikëllim për ngjarjen që i tronditi të gjithë. Live në media ajo ka rrëfyer se ka qarë rreth dy orë kur mori vesh lajmin e hidhur… Ndër të tjera, aktorja tha se ai fliste vetëm për gjëra të bukura dhe aanjëherë për sëmundjet.

Pjesë nga rrëfimi i Kondit:

 

Sa e mora vesh lajmin, për 2 orë vetëm kam qarë. Ishte një moment i tmerrshëm. Sikur një pjesë e shpirtit m’u shkëput. Kanë ikur edhe kolegë të tjerë. Por ndoshta nuk ka qenë në mes korona. Jam në një moment jo fort të mirë duke menduar për ndarjen nga jeta të Koços. Duhet të tregojmë kujdes. Ne dimë vetëm një gjë. Koço vuante edhe nga sëmundje të tjera. Por nëse nuk do ishte Covid ai do të jetonte. Megjithatë njeriu është i vdekshëm. Ai u largua nga kjo botë e gënjeshtërt (përlotet). Ai ishte personalitet i humorit shqiptar. Ishte karikaturist, i mençur. Ai e shkruante materialin dhe ose donte ta nxirrte ashtu si donte ai ose nuk ka. E bënin humorin edhe në vaki. Donin të kalonin me sportivitet gjithçka. Ngushëllime familjes së vet… të paktën ka lënë një familje të lumtur mbrapa që duhet të jenë krenarë për të. Lum ai që ikën si zotëri në atë botë. Ai iku si i ka hije një artisti të vërtetë. Që kur u fut për herë të dytë në intubim. Nuk i shau mjekët por shkoi atje për herë të dytë. Kisha një foto, sa bukur e kemi këtë fotografi kemi dalë të dy. E kam takuar edhe në verë dhe ishte mirë. Ka pasur një natyrë që nuk ankohej. Ne kur flisnim nuk flisnim për sëmundjet por për punët dhe familjet. Nuk donte t’i përmendte sëmundjet. Prandaj thashë që iku me karakter. Është vërtetë njeri fantastik. Unë nuk i shikoj rolet se nuk më pëlqen vetja ime. Edhe ato foto që kam vënë në instgram është sepse na pëlqen. Nuk i shikojnë se cilët janë ata njerëz që i kanë dhënë këtij vendi. Janë disa gjëra. Po më provokoi roli i Nafijes. Më pëlqen që kam luajtur unë me Koço Devolen. Na ikën kolegët. E çuditshme

Login to post comments

Lajmet e fundit

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."  

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...