Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër bluze të bardhë në vend. Mësohet ka ndërruar jetë infermieri i Kirurgjisë pranë QSUT, Enver Maloku.
Në një mesazh në ‘Facebook’, Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë shkruan se do ta kujtojnë gjithmonë të qeshur infermierin, që ishte i gatshëm për t’iu shërbyer pacientëve.
Mesazhi:
Nderron jete nga covid-19 Infermieri i Kirurgjise Digjestive 1 ne QSUT Enver Maloku. Humbje e madhe per familjen por dhe per koleget dhe pacientet qe e njohen. Do te kujtojme gjithmone te qeshur dhe te gatshem per ti sherbyer pacienteve ashtu si vetem ti dije. Shoqata e Infermiereve te Shqiperise i shpreh ngushellime te perzemerta familjes dhe miqve te tij. Humbje qe na trishton te gjitheve. Fatkeqesisht askush nuk eshte imun ndaj ketij virusi vdekjeprures sidomos infermieret qe jane kontakti i pare ne frontin e pare te luftes kunder ketij virusi