Një ditë pasi ndërmori aktin ekstrem duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit Infektiv, ka ndërruar jetë pacienti 69-vjeçar me COVID-19. Lajmi bëhet i ditur nga burime për ‘BalkanWeb’ pranë QSUT-së.
Këto burime bëjnë me dijen se shtetasi me inicialet R.G., ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.
Kujtojmë se ngjarja tragjike ndodhi në mesditë, në katin e tretë të spitalit, ku pacienti ishte shtruar prej disa ditësh. Ai ndodhej në terapi intensive, ndërsa pas hedhjes ai pësoi dëmtime të mëdha në kokë që i morën dhe jetën.
Rasti i parë i vetëvrasjeve është regjistruar më 13 gusht, ku 29-vjeçari Xhino Koça nga Durrësi u hodh nga kati i tretë i “Shefqet Ndroqit” në gjendje të rënduar psikologjike, ku për pasojë ndërroi jetë. Ndërkohë, që në 2 shtator Hasan Mira, 65 vjeç, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i COVID 2 vetëm dy ditë pasi ishte shtruar aty. Ndërkohë rasti i tretë ishte ai i Preng Gjonajt, 52 vjeç, me origjinë nga Tropoja e me banim në Tiranë, u regjistrua në 1 nëntor sërish tek Sanatoriumi