Mjeku Blenard Nonaj, ka nderuar përmes një postimi në rrjete sociale, 26 bluzat e bardha që nuk e fituan betejën me Covid-19. Ai thotë se i kujton me dhimbje dhe respekt kolegët që humbën jetën në detyrë, në shërbim të qytetarëve. ”Nderojmë me përulësi veprën e tyre dhe kontributin e pandalur ndër vite në misionin fisnik për t’u shërbyer qytetarëve”,-shkruan ndër të tjera Nonaj.
Postimi i plotë
Teksa 3 ditë na ndajnë nga përfundimi i këtij viti të vështirë, kujtojmë me dhimbje dhe respekt 26 mjekët dhe infermierët, të cilët nuk e fituan dot betejën me Covid-19. Nderojmë me përulësi veprën e tyre dhe kontributin e pandalur ndër vite në misionin fisnik për t’u shërbyer qytetarëve. Ndërsa 2021 pritet të jetë viti i triumfit mbi pandeminë, ata do të na mungojnë sot, nesër, përgjithmonë