Ka humbur jetën për shkak të Covid19 mjeku i njohur nga Kavaja Hiqmet Musta. Mjeku që ka shërbyer për vite me radhë si radiolog ka humbur bejeten për jetën e tij.
Mjeku i njohur në spitalin e Kavajës, Drini Bardhi nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale shpreh dhimbjen për humbjen e kolegut të tij dhe ngushëllon familjen dhe miqtë.
“Të qofte dheu i lehtë kolegu i nderuar, Dr.Hiqmet Musta.
Radiolog i saktë, fjalëpak, nga ata mjekë qe po i mungojnë gjithmonë e më shumë spitalit tonë. Për fat të keq virusi vazhdon të marrë jetë njerëzish dhe mjekësh!Allahu na bashkoftë në xhehnet!”, shkruan mjeku Drin Bardhi