Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare gjuhëtari i njohur Prof. Dr. Mehmet Çeliku.
Çeliku ishte gjithashtu bashkëpunëtor i Akademisë së Shkencave dhe ish-rektor i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, në Elbasan.
Prof. Dr Mehmet Çeliku ka lënë pas një gamë të gjerë librash, pasi është autor i plot 200 teksteve gjuhësore.
“Profesori i nderuar Mehmet Çeliku nuk është më mes nesh. Por shembulli i tij, energjia e pashterur për kërkimin shkencor, përkushtimi ndaj gjuhësisë shqiptare, dashuria për shqipen, zotësia e tij si mësimdhënës prej dhjetëra vitesh do të frymëzojnë gjithnjë të gjithë ata që e patën njohur dhe bashkëpunuar me të: studentë, mësues, gazetarë, botues, pedagogë, profesorë, dashamirës të gjuhës”, shkruan në Facebook, Departamenti i Gjuhësisë në Universitetin e Elbasanit