Një krim tjetër përgjak ndërrimin e viteve në Tiranë, ku një 34-vjeçar ka qëlluar me thikë në qafë, duke i shkaktuar vdekjen kunatit të tij 42 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 maji” në kryeqytet në orën 3:45 të mëngjesit teksa autori Klajdi Shundi është arrestuar tashmë nga policia.
Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se autori e kishte burrin e motrës viktimën Vladimir Zvezhda. 42-vjeçari me gruan kishin shkuar për Vit të Ri në shtëpinë e autorit. Pasi janë zënë brenda apartamentit kanë dalë të dy jashtë në hyrje të pallatit dhe aty 42-vjeçari është qëlluar për vdekje me thikë në qafë.
Policia ka arrestuar autorin, i cili ka qenë në gjendje të dehur kur ka ndodhur krimi