Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e sotme në Ferizaj të Kosovës.
Shpërthimi u regjistrua rreth orës 15:00 në lagjen ‘Village’, ndërsa besohet se shkas është bërë një bombul gazi.
Mediat në Kosovë bëjnë me dije se në total kanë mbetur të plagosur 31 presona, 7 prej të cilëve kanë lëndime më serioze ndërsa 2 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Të lënduarit janë nisur për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forca të shumta të ndihmës së shpejtë.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin e bombolës së gazit që ndodhej në ambientet e një lokali.
‘Shtatë nga të lënduarit janë nisur për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.’
Ai ka deklaruar se të gjitha ekipet e nevojshme janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin