Nga Ilir Nikolla/Uran Kostreci, nje jete-deshmi qe na le nje borxh te pashlyeshem

Hënë, 12 July 2021 21:22

Uran Kostreci, nje jete-deshmi qe na le nje borxh te pashlyeshem

Sot u nda prej nesh Uran Kostreci, poeti, publicisti, ish-i burgosuri politik, aktivisti i të drejtave të njeriut dhe njëri nder përfaqësuesit më të denjë të qëndresës së inteligjencies shqiptare ndaj tentativave për ringjalljen e pushtetit të nomenklaturës komuniste.

Uran Kostreci ishte një ikonë e botës intelektuale të kryeqytetit, ashtu siç qe për 20 vjet, nga 1961 deri më1981, një simbol i qëndresës në burgun e Burrelit. I biri i nacionalistit dhe antikomunistit nga Dangëllia Fuat Kostreci, Urani nderoi trashëgiminë e të parëve, por i shtoi emrit të mirë të familjes edhe kontributet e tij të pakompromisa në luftë kundër diktaturës dhe për drejtësi shoqërore. Emrin e Uran Kostrecit rinia dhe bota intelektuale e viteve ’90 e njohu përmes zëmadhes “Epopeja e Karkalecave”, një poemë që ai e krijoi në burg dhe që mundi ta nxirrte prej andej, sepse e kish mësuar pëmendësh e po ashtu mijëra vargjet e saj i dinin përmendësh edhe mjaft prej ish-të burgosurve politikë.

Tallja e hapur me regjimin, drejtuesit e të cilit krahasoheshin me karkalecat, një mizëri që vetëm shkakton dëme, mbeti një thirrje aktuale pas ’90, që shoqëria shqiptare të mos e ndërpriste përpjekjen e saj për dekomunistizim. Uran Kostreci e përsëriti këtë apel sa herë mundi e ku mundi, qysh në vitin 1990, kur ishte nga themeluesit e Shoqatës së të Përndjekurve Politikë dhe kryeredaktori i parë i gazetës së të përndjekurve “Liria”. Fjalimet dhe publikimet e tij ishin apeli i një aktivisti të palodhur për drejtësi dhe zëri i një intelektuali të pakompromis, që pa edhe më shpejt, edhe më larg se ne të tjerët, se rreziku që metastazat e nomenklaturës të ktheheshin, s’mund të quhej i kapërcyer.

Këto qendrime edhe mund t’ua kenë vështirësuar disi rrugën e suksesit soneteve të papërsëritshme që ai shkruajti pas 1990-s, jo veç për personalitetet e lëna mënjanë nga historia zyrtare, por edhe për miqtë e tij që mbetën në ferrin e burgjeve të diktaturës apo që s’u rehabilituan dot sa duhet në këto 30 vite tranzicion.

Por sonetet e Uran Kostrecit ishin pjesë e misionit të madh që ai i kishte caktuar vetes, ashtu si edhe mjaft bashkëvuajtës të tjerë të tij, ishin pjesë e misionit për të dëshmuar pa u lodhur për mizoritë e diktaturës dhe për të paralajmëruar se rreziku është gjithmonë afër. Ky mision na është lënë sot trashëgim në shumë libra e botime publicistike, prandaj është edhe detyra e ne të gjithëve, që besojmë në një të ardhme më të mirë për atdheun tonë, që t’u japim sa të mundemi zë poemave, soneteve e shkrimeve të Uran Kostrecit, pasi kështu nderojmë veprën e tij shumëvjeçare dhe mbajmë gjallë kujtimin e tij.

Unë kam qenë i nderuar që i kam parë nga afër përpjekjet e Kostrecit që apeli i tij të dëgjohej nga sa më shumë shqiptarë, duke e botuar se pari ne gazeten e te perndjekurve “Liria A”, e me vone per shume vite rresht ne te perditshmen “55”, prandaj edhe ndihem dyfish borxhli që të bëj çdo gjë në mundësitë e mia, që mendimi dhe apeli i Uran Kostrecit të mos reshtë së komunikuari me të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit.

I qoftë i lehtë dheu!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...