10 vjet burg për efektivin që vrau Klodian Rashën, babai: Kjo nuk
Nevaldo Hajdarajn ish-efektivi i forcave Shqiponja u dënua me 15 vjet burg, për vrasjen e të riut Klodian rasha. Por ai do të kryejë vetëm 10 vite burg, për shkak se ka përfituar gjykim të shkurtuar duke iu ulur 1/3 e dënimit.
Gjatë seancës së sotme, avokati i Hajdarajt kërkoi ndryshim të veprës penale, nga vrasje me dashje në "Vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme" si dhe kërkoi që i riu të dënohet në minimum, kërkesë që nuk u pranua. Ndërkohë që vetë Hajdaraj nuk foli gjatë seancë.
Por për babain e të ndjerit, Qazim Rasha, kjo nuk është drejtësi.
" Kjo nuk ishte një vrasje e zakonshme, por një makabritet që e kreu një sekt që çfarëdolloj epiteti mund t’i vësh vetëm se njeri nuk i thua dot. Ai që ti paguan me taksat e tua vret djalin e ri në mes të natës.
Ai kreu vrasjen u vesh me petkun e viktimës, kjo nuk mund të quhet drejtësi. Kjo njollë e zezë duhet t'i hiqet jo mua që kam varrosur gjallin por të bëhet shembull që të kenë të gjithë kujdes për të ruajtur fëmijët e tyre.
Si mund të quhet drejtësi kur gjithçka ishte e qartë dhe duhej bërë shembull. Iu dha me një të rënë të lapsit gjykimi i shkurtuar me një të dhënë të lapsit. Me këtë lloj drejtësie askush nuk e gjen drejtësinë", tha Rasha.