Gjykata e Elbasanit rikthen në punë gjashtë efektivët e "Shqiponjave" që u pezulluan nga detyra si fajtor për ngjarjen e 21 prillit 2021, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona.
Vendimi u mor sot paradite.
Gjashtë efektivët dolën sot në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë. Prokuroria kishte kërkuar pezullimin e tyre nga detyra, por gjykata vendosi të mos pranojë kërkesën, por t'i rikthejë në detyrë.