Modelja shqiptare e cila e ka krijuar jetën dhe karrierën e saj jashtë Shqipërisë, poston shpesh dedikime për të bijën por këtë herë Emina Cunmulaj ka vendosur të suprizojë bashkëshortin.
Nëpërmjet një fotoje ku shkruan “Nuk mund ta besoj që u bënë më shumë 8 vite dhe shumë momente të paharrueshme dhe të tjera të vështira. Jemi një familje prej tre vetash dhe shumë shpejt do të shtohet edhe një tjetër.
Si fluturon koha dhe sa e bukur është jeta. Jam krenare për ne dhe për sa shumë kemi punuar për të arritur këtu ku jemi. Dhe me padurim pres të shijoj dhe jetoj çdo moment krah teje” me siguri që modelja e ka suprizuar shumë të shoqin.
Por me këtë dedikm kaq të ndjerë ajo ka suprizuar edhe fansat e saj, të cilët e kanë pëlqyer shumë postimin dhe e kanë komentuar.