Serialet turke janë më të ndjekurit në vendin tonë dhe personazhet e tyre janë bërë shumë të preferuar për publikun shqiptar.
Një ndër ta është edhe aktori i famshëm Kivanc Tatlitug, i cili me çdo rol të tijin ka mbërthyer çdo shikues para ekranit të televizorit.
Së fundmi, një lajm i mirë vjen për të gjithë fansat e tij.
Aktori do të shfaqet sërish në një projekt të ri që do të quhet ‘Organize Isler’. Mirëpo kësaj here, në krah të Kivanc do të aktrojë partnerja e ‘Sarpit’ tek ‘Icerde’.
Siç duket, Tatlitug ja ka marrë ‘Sarpit’ bukuroshen Bensu Soral, e njohur ndryshe për rolin si ‘Melek’, që çmendi publikun shqiptar.
Mirëpo, ende nuk dihet koha se kur kjo telenovelë do të fillojë të transmetohet për shikuesit.