I ftuar në emisionin e përditshëm You&Me; në NRG Radio me Julkën dhe Arjonin ishte moderatori i “Wake Up” dhe “100 Milionë” në Top Channel, si dhe një nga zërat më të mirë radiofonikë, Eno Popi.
Shpesh është i rezervuar, por këtë herë moderatori tregoi shumë gjëra për veten, partneren, profesionin, jetën në përgjithësi e veçanti…
Lidhur me ardhjen në jetë të vajzës së tij këtë të fundit, Eno u shpreh se po e pret me frikë.
“Mua më frikëson vetëm mënyra se si do ta rris dhe do ta edukoj. Nuk e di, s’jam as i pari as i fundit. Njerëzit më thonë, hë mo dhe ti tani… sipas mënyrës që familja ka lënë tek gjisecili prej nesh, po sikur të rriteshin fëmijët kështu…”,-përfundon moderatori.