Aktori i njohur nuk e ka shijuar për shumë gjatë lajmin e ardhjes në jetë të fëmijës së tij të parë, pasi babai i tij është në gjendje të rendë.
Mbrëmjen e së dielës u bë baba për herë të parë në moshën 45-vjeçare. Por Ozcan Deniz ka marrë lajmin e trishtë pak orë më vonë.
Sipas medias, është përkeqësuar ndjeshëm gjendja shëndetësore e babait të aktorit Ozcan Deniz, Sadik Deniz, i cili vuan prej më shumë se një viti nga kanceri në mushkëri dhe në zorrë.
“Hurriyet” raporton se aktori i njohur për rolin e Kahramanit në serialin “Një Pjesë e Imja” dhe si Faruku në serialin “Nusja nga Stambolli”, ka shtruar babanë në të njëjtin spital ku bashkëshortja e tij, Feyza Aktan, solli në jetë fëmijën e tyre të parë.