×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Menduat se kreativiteti ka “vdekur”?! Mirësevini në bordin magjik të ”Chanel”

Diel, 06 May 2018 13:17

Karl Lagerfeld ka mahnitur të gjithë të pranishmit në pasarelë me koleksionin e ri “Cruise 2019”. Në prezantimin e këtij koleksioni ka befasuar sërish audiencën e tij me efekte speciale dhe skenografi joshëse.

Dekori i pasarelës ishte magjik, ku në mes ishte vendosur një anije lundrimi e cila kurrë nuk ka qenë më elegante dhe kjo falë meritës së prestigjiozes së modës “Chanel”.

“Grand Palais” ishte shndërruar në një vend që dukej se vinte nga një dimension tjetër, ku mbizotëronte dizajni eklektik brenda një anijeje të madhe gati për të lundruar me drejtimin nga stili.

Anija në pasarelë tregon lajtmotivin e këtij koleksioni, i cili është pushimi në vendin historik të Rivierës franceze, në Roquebrune Cap-Martin, ku Coco Chanel kaloi ditët duke medituar mbi hapësirën e saj të dashur blu.

Deti është tema kryesore e Cruise 2019, në të cilën parakaluan modelet e veshura me uniformat me shirita të marinarëve, me kostume në ngjyra pastel dhe gjithashtu pa harruar aksesorin ikonë të Francës, beretat e famshme, të cilat nuk munguan në këtë pasarelë madhështore.

Gjithashtu nuk munguan kostumet prej lëkure me stil, të përbërë nga xhaketa bombarduese dhe pantallona të koordinuara, veshje xhinsi dhe madje edhe veshjet e mbrëmjes, në të cilat dominonin të gjitha nuancat e blusë.

Në galerinë më poshtë zbuloni madhështinë dhe bukurinë e detit dhe pushimeve me disa nga veshjet më të bukur. 

yu9

Mw poshtë edhe video e sfilatës.

Modifikuar më Diel, 06 May 2018 13:26

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."  

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...