Çifti i famshëm turk Kadir Dogulu dhe Neslihan Atagul kanë qenë përherë në qendër të vëmendjes së medias, që nga fillimi i lidhjes së tyre. Ata u njohën në xhirimet e telenovelës “Mes dy dashurish”, ku interpretonin role protagoniste dhe e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë para dy vitesh.
Së fundmi, çifti i njohur është fotografuar nga paparacët duke dalë nga një spital dhe Kadir mbante një maskë para fytyrës. Aktori të cilin aktualisht e shohim në telenovelën “Sulltanesha Kosem”, në rolin e Mehmet, ka shkuar në spital i shoqëruar nga bashkëshortja, pasi kishte ndjerë shqetësime. Por ende nuk është bërë i ditur shkaku i shqetësimit të tij.