Nëse vite më parë, femrat i bënin tatuazh vetullat, për t’i dhënë një formë të caktuar, dhe kjo gjë dukej metra larg, tani janë zhvilluar teknika të reja më pranë natyrales.
Mikroblading është një teknikë kozmetike e avancuar shumë e përhapur e cila ka zëvendësuar teknikën e sipërpërmendur.
Vetullat e lyera me bojë, shumë larg natyrales, duket se ka qenë gabimi i shumë vajzave të reja (ndër të fundit ka qenë dhe artistja Alberie Hadergjonaj qe e ka pranuar, por tashmë në qendrat estetike kanë filluar të aplikojnë metoda më bashkëkohore. Mbjellja e vetullave ose bërja tatuazh me fije po përhapet në masë, por sërish duhet të informoheni nëse kjo teknikë është e sigurt për ju apo jo !
Më poshtë ju rendisim 5 gjërat që duhet të dini përpara se të mbillni vetullat ose t’i bëni tatuazh.
Mikroblading nuk është një metodë e përhershme ndonëse estetistet mund t’ju thonë një gjë të tillë. Mund të zgjasë nga 4 javë deri në 36 muaj.
Jo të gjitha femrat mund t’i bëjnë vetullat tatuazh. Nëse keni lëkurë të yndyrshme vuani nga eczema apo psoriasis nuk mund ta bëni një trajtim të tillë.
Jo të gjithë mund ta bëjnë një procedurë të tillë, ndaj siguroheni që personi është kualifikuar për një shërbim të tillë.
Është normale që në fillim vetullat t’ju duken shumë të errëta pasi janë tepër të pigmentuara. Boja zbehet me kalimin e kohës dhe pamja juaj do të jetë më natyrale.