Për të gjithë maniakët e pikave, ky është viti i Polka Dots !
Pikat u bënë të zakonshme në veshjet e fundshekullit 19 në Mbretërinë e Bashkuar.
Printi ka të njëjtin emër me një formë kërcimi dhe të bën të dyshosh se mund të ketë një lidhje mes të dyjave.
Ka të ngjarë që emri të jetë vendosur për shkak të popullaritetit që kishte vallëzimi në atë kohë, si shumë produkte të tjera dhe modele të epokës që morën emrin polka.
Ndërkohë që “polkamania” po pushtonte kontinentin, filluan të shfaqeshin edhe xhaketat apo kapelat me polka.
Sezoni pranverë-verë 2018 e rikthen këtë print, dhe nuk do të habiteshim aspak nëse të gjithë do të “infektoheshim” nga ethet e pikave.
Ishte Carolina Herrera ajo që riktheu modën e viteve ’80 (veshjet oversize me pika )