Situata e PPP-ve del jashtë kontrollit, FMN: Po fusin buxhetin në zonën e rrezikut

Tuesday, 22 May 2018 16:18

Gjatë dekadës së fundit, Shqipëria ka përdorur në mënyrë aktive PPP-të për të lehtësuar investimet publike. Deri në mes të vitit 2012, ishin nënshkruar më shumë se 200 kontrata të PPP-së, me një investim total prej 36 për qind të PBB-së. Një program i ri (Programi 1 miliardë euro) që u prezantua në janar 2017, i përbërë nga nëntë projekte të reja PPP ka një kosto investimi të vlerësuar prej rreth 7 për qind të PBB-së e si projekte të financuara nga qeveria deri në vitin 2031).

Fondi Monetar Ndërkombëtar konstaton se kuadri aktual i PPP-së është i dizajnuar dobët dhe i mungon analiza e riskut të projekteve të investimeve. Teksa janë ndërmarrë disa masa për të përmirësuar kuadrin ligjor dhe rregullator të PPP-ve, ato nuk janë plotësisht të integruara në procesin e investimeve publike, analizon më tej Fondi. FMN ka gjetur se mungon totalisht analiza për identifikimin dhe alokimin e detyrimeve dhe rreziqeve që vijnë nga PPP. Për më tepër, vendimmarrja e fragmentuar dhe mungesa e kontrollit të plotë mbi kontratat PPP ndikon negativisht në cilësinë e analizës së riskut.

Ministria e Financave aktualisht thotë se legjislacioni përcakton jo më shumë se 5 5 për qind të të ardhurave fiskale të vitit të kaluar për koncesionet. Megjithatë Fondi thotë këto vlerësime nuk janë të besueshme.

Për të pasqyruar siç duhet pagesat fiskale, Ministria e Financave duhet të llogarisë rreziqet në vlerë gjatë gjithë jetëgjatësisë së projekteve. Sipas FMN kjo kërkon identifikimin e shkaktarëve të rrezikut që mund të shkaktojnë kosto më të larta se llogaritë fillestare, teksa duhen hartuar edhe skenarët përkatës për të përballuar këto rreziqe.

Për të menaxhuar në mënyrë efektive kostot fiskale dhe rreziqet që vijnë nga PPP, Ministria e Financave duhet të ndërmarrë një vlerësim të plotë të rreziqeve të lidhura me PPP, ndikimin e tyre në kuadrin buxhetor afatmesëm dhe qëndrueshmërinë e borxhit.

Përveç kësaj, futja e kontabilitetit aktual, mundësisht bazuar në IPSAS, do të lejojnë një kontabilizim me koherent të PPP-ve. Fondi këshillon se Ministria e Financave duhet të zhvillojë më tej zbulimin e rreziqeve fiskale që lidhen me PPP dhe ti publikojë ato Deklaratën e rreziqeve Fiskale, duke ofruar një pasqyrë gjithëpërfshirëse të kontratave dhe duke përshkruar politikën e qeverisë për zbutjen e rreziqeve të lidhura. Fondi verën se, Shqipëria përballet me boshllëqe të konsiderueshme në infrastrukturë në krahasim me fqinjët. Megjithatë, para se të rriten investimet publike, duhet të adresohen mangësitë në menaxhimin e projekteve, duke përfshirë edhe pushtetin lokal. Të gjitha projektet, duke përfshirë PPP-të, duhet të kërkojnë prioritizimin me fonde të disponueshme brenda kuadrit buxhetor afatmesëm.

Vendimmarrja e copëzuar në PPP dhe shpenzimet e investimeve publike mbetet një mangësi kyçe.

FMN këshillon se nevojitet një forcim i mëtejshëm i buxhetimit, kontabilitetit dhe vlerësimit të rrezikut, duke marrë parasysh detyrimet e mëdha kontingjente që vijnë nga kontratat PPP. Praktika aktuale e propozimeve të pa kërkuara duhet të eliminohet sugjeron FMN.

Modifikuar më Tuesday, 22 May 2018 18:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...