Floriana Garo është rrëfyer së fundmi në lidhje me jetën e saj pas lindjes. Dy muaj pasi është bërë nënë e një vajze, Floriana Garo një një intervistë për “Panorama Plus” tregon se ka përjetuar të gjitha vështirësitë e një vajze që sapo është bërë nënë, duke nisur nga problemet me gjumin dhe deri tek heqja e kilogramëve të tepërt.
Në fakt, në fillim u gjenda e papërgatitur. Ishte një lodhje shumë e madhe dhe vajza qante shumë. Unë isha pa gjumin me të cilin isha mësuar ta bëja gjithmonë të plotë, e lodhur dhe e nervozuar. Isha e pasigurtë që do ia dilja të isha një nënë e zonja. Kur e shikoja Adian të paqtë, mbushesha me lumturi, por pjesa tjetër ishte sfidë. Tani ia kam marrë dorën më shumë dhe ndihem më e sigurtë, por më duhet të pranoj, balancimi i gjërave të ndryshme në jetë bëhet i vështirë kur vjen në jetë një fëmijë”, ka treguar ajo.
Nga ana tjetër Garo ka treguar edhe për stresin që përjetoi për shkak të kilogramëve që shtoi gjatë shtatzënisë.
“Gjatë shtatzënisë mora shumë peshë. Në fund e ndjeja trupin të transformuar për keq, por pas lindjes me shumë regjim dhe fat, i kam hequr thuajse të gjithë kilogramët që shtova. Këtu eci shumë më tepër se në Tiranë dhe mundohem të ushqehem sa më shëndetshëm”,tha Garo.