Edi Rama ka kohë që i ka degdisur ministrat e tij në një proces "llogaridhënës", duke kopjuar format e edukimit të babait të tij shpirtëror, E.Hoxha. Këto forma kanë qenë të ditura më parë sepse thuhej se sa më i plotë të ishte kontrolli i klasës punëtore, aq më e fortë do ishte diktatura e proletariatit (kërbaçi mbi popullin). Tashmë Rama ka vënë ministrat e tij para kontrollit punëtor për të forcuar diktaturën që nuk është e proletariatit por e oligarkëve dhe trafiktantëve.
55news.al