"Për të kuptuar më mirë diktaturën komuniste, shoqërisë shqiptare do t'i duhej një dokumentar me titull 'Fëmijët e persekutorëve', duke mos u marrë shumë me të djeshmen, por me të sotmen, pasi e vetmja 'meritë' e tyre është vepra kriminale e paraardhësve".
Kështu mendon studiuesi dhe gazetari Kastriot Dervishi, në një shënim të tijin, sot në profilin e tij në Facebook.
"Nuk janë rastësisht ministra, deputetë, ambasadorë, drejtorë të përgjithshëm, drejtorë, etj. - shkruan Dervishi. - E vetmja "meritë" e tyre është vepra e paraardhësve.
Kështu, edhe dokumentari "Fëmijët e diktaturës", do ketë më shumë kuptim kur ballafaqohet me fëmijët e persekutorëve"./55news.al/