Trupi gjykues dhe prokurori Helmi që dënuan Havzi Nelën

Tuesday, 12 June 2018 09:59

Nga Kastriot Dervishi

Nga sa shihet nga gjithë dosja Havzi Nela nuk ka pasur tentativë vrasje nga ana e Havzi Nelës për policin. Qëllimisht është hartuar një aktakuzë rënduese. Të gjithë përpiluesit e kësaj përfundimisht e kanë akuzuar se “është larguar nga vendi i internimit pa lejen e organeve kompetente, ka tentuar të arratiset në Jugosllavi, por për shkaqe të pavarura prej tij nuk ka mundur ta realizojë këtë krim, ka kryer gjithashtu krimin e terrorit ndaj përfaqësuesit të shtetit Sahit Ibro duke e goditur me qëllim për ta vrarë me armë zjarr, të cilën e ka pa leje”.

Mbas mbylljes së hetimeve, gjyqtari i çështjes harton planin e masave për gjykimin e Havzi Nelës. Midis të tjerave ai shkruan:

“-Akuza është e bazuar dhe e kualifikuar drejt në dispozitat ligjore. Duhet të diskutohet nëse vepra penale e arratisjes është në tentativë apo ka mbetur në fazën e përgatitjes. Tentativa do të qëndrojë vetëm nëse i pandehuri ka kryer të gjitha veprimet që vareshin ndaj tij për kalimin e kufirit për në Jugosllavi. Praktikisht ai nuk i ka kryer këto veprime prandaj mund të qëndrojë në përgatitje.

-Vepra penale e terrorit pavarësisht se polici u plagos lehtë, është kryer plotësisht, sepse vepra e terrorit nuk është e domosdoshme që të shoqërohen me vdekje, mjafton vetëm veprimi i terrorit, i cili ka për qëllim jo vetëm jetën por edhe shëndetin e personit.

Problem për kualifikimin e veprës terroriste dhe penale, dalluar nga vrasja për motive të dobëta është ana subjektive (qëllim kundërrevolucionar), i cili duhet të dalë nga gjykimi i çështjes: Pse qëlloi pikërisht policin dhe jo njerëz të tjerë”.

Duke u ndaluar në vendin e zhvillimit të gjyqit, kryetari Hoxha mendonte se gjyqi duhej zhvilluar në sallën e gjykatës e jo në Topojan, pasi i pandehur “ai armik i betuar mund të agjitojë edhe në gjyq”. Mund të trajtohej në gjykim ndonjë problem, pro pjesëmarrja e prokurorit do ta plotësonte këtë kuadër. Ngjitas me këtë kërkesë, gjykatësi kërkon thirrjen edhe të 21 dëshmitarëve.

Prokurori Nikollaq Helmi, përgatiti pretencën helm kundër Havzi Nelës. Qysh në fillim ai thotë se nuk ishte e nevojshme të zgjateshin në rrezikshmërinë e thekuar shoqërore “sidomos të krimeve kundër shtetit”. Ai ka folur për “jetën e lumtur” që bëhej në rendin socialist i siguruar ky nga përpjekjet e filluar qysh nga “lufta nacionalçlirimtare”. Prokurori lavdëron popullin vigjilent të fshatit, kushërinjtë e të pandehurit, të cilën nuk kishin parë lidhjet farefisnore por interesat e partisë dhe besnikërinë ndaj shokut Ramiz. Prokurori vërente se i pandehuri i mohonte akuzat. Duke kujtuar se si rrethanë rënduese ndaj tij ishte fakti se ishte përsëritës në një vepër penale, ai kërkoi të deklarohet fajtor për krimin e tradhtisë ndaj atdheut mbetur në tentativë (që nuk u provua), për krimin e terrorit dhe për kundërvajtje penale të armëmbajtjes pa leje. Në përfundim prokurori kërkoi që Nela të dënohet:

-Në bazë të nenit 47/gj-ll të Kodit Penal me 20 vjet heqje lirie.

-Në bazë të nenit 50/1 të Kodit Penal me varje në litar.

-Në bazë të nenit 224 të Kodit Penal me 2 vjet heqje lirie.

Duke u mbështetur në nenin 35 të Kodit Penal, duke u bërë bashkimi i dënimeve, të dënohej përfundimisht me varje në litar.

Me vendimin nr.59, datë 24.6.1988 Gjykata Popullore e Rrethit Kukës, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me vdekje në litar.

Trupi gjykues përbëhej nga: Agim Hoxha (kryetar), Osman Mula, Isa Laçi, Anëtar

Prokuror: Nikollaq Helmi

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...