1997/Si u plagos Azem Hajdari në parlament nga deputeti i PS-së, G.Mazreku. Synohej edhe Berisha

Hënë, 18 June 2018 18:25

Kuvendi Popullor i dalë nga zgjedhjet e 29 qershorit 1997 kishte në përbërje mjaft ekstremistë të majtë, njerëz me arsim të kufizuar e nostalgjikë të thekuar të regjimit komunist. Ky kontingjent u shfrytëzua për të bërë atentatin mbi Azem Hajdarin dhe Sali Berishën. Ngjarjet ndodhën në 16-18 shtator 1997.

Në të vetmet raste të punimeve të parlamentit shqiptar është seanca plenare e datës 16 shtator 1997, ku “nuk punonin” mikrofonat e sallës. Mikrofonat e vetëm të përdorshëm ishin ata të kryesisë dhe ai i foltores kryesore të kuvendit. Në këtë mënyrë çdo deputet edhe për një replikë të vetme apo të shkurtër duhej të çohej nga fundi i sallës për të folur. Madje në disa raste një deputet që kishte disa replika rresht duhej ta bënte shpesh “rrugën” nga vendi tek foltorja kryesore.

Seancën parlamentare të pasdites së 16 shtatorit 1997 e drejtoi zv/kryetari i kryesisë së Kuvendit Popullor Namik Dokle. Në fillim të seancës fjala iu dha ministrit të Financave Arben Malaj, për të folur mbi ndryshimin e ligjit “Mbi tatimin e vlerës së shtuar”, me “procedurë të përshpejtuar”. Deputetët e opozitës kërkojnë fjalën për procedurë, por kjo fjalë nuk ju jepet. Në shenjë proteste këto deputetë u bien me duar tavolinave të tyre të punës, ndërsa deputeti Nard Noka, në dalje e sipër nga salla e Kuvendit i shkul mikrofonin Arben Malajt.

Pas rifillimit të seancës plenare e marrin fjalën deputetët Genc Pollo dhe AnastasAngjeli. Pas fjalëve të tyre e kërkoi fjalën për procedurë AzemHajdari. Mirëpo drejtuesi i seancës Namik Dokle ia dha fjalën kryetarit të Komisionit të Ligjeve Fehmi Abdiu. Këtu filloi një tensionim i seancës dhe Hajdari dhe Abdiu qëndronin në të njejtin vend për të folur. Pyetjes së Azem Hajdarit “pse e drejton kështu parlamentin”, Namik Dokle iu përgjigj:

“Unë akoma nuk jam mësuar, nuk i kam mësuar akoma ato bukuritë e Pjetrit, pak nga pak do t’i mësoj”.  Në një situatë të tillë afrohet nga fundi i sallës Gafur Mazreku dhe thotë: “Asnjeri, asnjeri..Pas meje, pas meje”. Në këtë moment filloi edhe incidenti midis Azem Hajdarit dhe Gafur Mazrekut i provokuar nga ky i fundit. Seanca në këtë gjendje deklarohet e mbyllur.

Pas fillimit të seancës, Azem Hajdari bëri një deklaratë ku ndër të tjera tha:

“…Si deputet i këtij Kuvendi Popullor zoti Dokle, të them mos e shfrytëzo pozitën zyrtare për të hapur konflikte në këtë parlament. Përndryshe ju jeni njeriu që mbani përgjegjësi drejtpërdrejt. Parlamenti shqiptar nuk mund të drejtohet sipas origjinës që keni ju, sllav. Ky është parlamenti i Shqipërisë dhe do të jetë me rregullat e Shqipërisë”.

Pas AzemHajdarit foli GafurMazreku, i cili ndër të tjera tha:

“..ky parlament që bëhet sot është shumë më i ligjshëm nga vota e lirë e popullit dhe nuk kam paragjykim për asnjë grup parlamentar, por më vjen keq që prezantohemi kështu para opinionit shqiptar se edhe këtu në parlament ka ndonjë element bandist. Dhe për këtë duhet të kërkohet me çdo kusht që të evitohen këto gjëra…”.

Namik Dokle nga ana e tij i kërkoi televizionit të filmojë “këto procedura estrade” dhe “t’i jepen popullit” për t`u shikuar.

Në seancën e paradites së  17 shtatorit, Namik Dokle në hapje të seancës i drejtohet Gafur Mazrekut me këto fjalë: “Ti dhe zoti Hajdari rrihuni edhe njëherë dhe njatjeta”.

Por fundi i kësaj seance ishte përsëri i tensionuar. Azem Hajdari mbajti një ligjëratë të gjatë. Seancën e paradites së 18 shtatorit 1997 e drejtoi kryetari i Kuvendit Popullor Skënder Gjinushi. Në fund të seancës kryetari i grupit parlamentar socialist kërkoi 15 minuta pushim. Në hapësirën e këtij pushimi Gafur Mazreku qëlloi mbi Azem Hajdarin.

Mazreku qëllon mbi Azem Hajdarin

Në orën 11.00 të 18 shtatorit 1997 deputeti socialist Gafur Mazreku u gjend i armatosur brenda selisë së legjislativit shqiptar, në korridoret e së cilës qëlloi pesë herë kundër deputetit Azem Hajdari. Gazeta “RD” e datës vijuese boton një intervistë të shkurtër me Azem Hajdarin pas atentatit ku ka thënë:

“Isha duke studiuar ligjin për kontrollin e shtetit dhe do të flisja në emër të grupit parlamentar. Në dorë mbaja një letër që Genc Pollo ia kishte drejtuar Mejdanit. Isha krejtësisht i qetë. Po bisedoja me deputetët e Shkodrës dhe Ferdinand Xhaferrin. Nuk kishte filluar seanca dhe unë u ktheva për të pirë një gotë ujë. Unë kam qenë në korridor kur ka dalë një person nga dera e tualetit dhe ka thënë qëllo. Më pas në trupin tim kanë rënë breshëritë dhe fisheku i fundit mu drejtua në kokë, por e kam shmangur duke i shtyrë pistoletën në dorë. Të pesë plumbat më kanë rënë pas shpine, çfarë tregon edhe pabesinë e tyre. Ka qenë edhe një sulm tjetër ndaj meje ditën e varrimit të babait tim. Ndërsa tani duke shfrytëzuar elementë si Maks Hasani, kishin për qëllim që grupin parlamentar të PD-së, të mos e lejonin asnjëherë të merrte fjalën në parlament duke realizuar kështu skenarin e 46-s të Enver Hoxhës ndaj deputetëve. Njeriu i parë që kam parë afër meje ka qenë Gramoz Ruçi. Si ka mundësi që në korridore ku ecin gjithmonë deputetët e PD-së, të gjendeshin atë moment 7-8 deputetë të PS-së. Ky ishte një skenar i parapërgatitur. Megjithatë unë jetoj dhe jam dëshmitar i gjallë i ngjarjes.

Një dëshmitar i ngjarjes si deputeti Sandër Uldedaj ka thënë për gazetën “RD”:

“….U njoftuam se po fillon seanca. Po futeshim në sallë përmes korridorit. Në moment që po futesha në sallë dëgjoj katër të shtëna, ktheva kokën Azemin të shtrirë në tokë i mbështetur anash. Gafuri në ato momente ka qëlluar edhe një herë në drejtim të derës. Dhe me revole në dorë drejtohet në sallë. Azemi kishte dhimbje dhe tha “kujdes kur të më ngrini”. Në atë moment kanë edhe deputetë të tjerë të PS-së. makina është vonuar 5 minuta. Deputeti i PD-së, Valentin Palaj, ka dalë për të marrë një taksi benz i verdhë dhe e kanë penguar rojet….U afrua edhe GramozRuçi, por Azemi i tha “largohu ti Gramoz”. Ky ishte një atentat i përgatitur për vetë faktin se si u zhvillua ngjarja.

Konferencë shtypi e Azem Hajdarit në spitalin ushtarak të Tiranës më 26 shtator 1997

Të nderuar gazetarë! Unë jetoj edhe pas pesë plumbave të marra në vendin tim të punës që është parlamenti, sepse kështu deshi Zoti dhe jo pushka. Kam vënë re se gjatë kohës së qëndrimit tim në spital ju keni shkruar për të njëjtën ngjarje në disa mënyra, duke ngelur rob të llogoreve politike. Ndaj e ndiej për detyrë të sqaroj përfundimisht ngjarjen. E përsëris edhe një herë që krimi është politik dhe nuk ka asnjë shpjegim tjetër siç janë përpjekur ta interpretojnë pushtetarët, duke filluar nga Mejdani e deri tek Prokurori i Përgjithshëm Rakipi…..Nga të dhënat e vendngjarjes del e qartë se objekti i krimit politik nuk kam qenë vetëm unë, por edhe lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha. Është kjo arsyeja që pasi shtiu me 5 plumba mbi mua, Mazreku hyri në sallën e parlamentit me pistoletë në dorë duke e drejtuar atë drejt vendit ku rri zakonisht Berisha dhe duke thirrur: “ku është ai”...

Natyrisht në një krim të organizuar politik, harku i njerëzve të inkriminuar është më i gjerë se këto katër emra. Ai përfshin edhe komandantin e Gardës dhe kryetarin e SHIK-ut.

Deklaroj se gjatë gjithë jetës sime politike, duke qenë deputet dhe kryetar i Komisionit të Mbrojtjes dhe SHIK-ut, shteti shqiptar më ka vënë në dispozicion eskortë në 6 raste. Në të gjitha këto raste, nga drejtues të ministrive përkatëse, më është pohuar se ndaj meje kishte tentativa për eliminim fizik. Kërkoj që këto dosje të publikohen, në mënyrë që opinioni publik të marrë vesh të vërtetën…”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...