Nga Xhafer Sadiku
Me rastin e 25 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë (1937), u krijua komision qeveritar dhe komisione në prefektura, për kremtimin e festës.
U mblodhën shumë dokumente historike dhe u vlerësuan një pjesë e veprimtarëve të ceshtjes kombetare.
Komisioni 25 vjet Vetqeverim i Prefekturës së Beratit përbëhej nga Prefekti Qazim Budinaku, Qerim Fuga, Neki Ruli, Av. H. Protopapa, Av. Xhevdet Mehqemea, Dhimitër Gjergo, Vangjel Haxhistasa, Dr. Xhafer, Dr. Jan Kona, Mykerem Janina, G. Goxhomani, P. Kocimara.
Më 12 gusht 1937 komisioni vendosi të pagëzonte disa shkolla të prefekturës së Beratit me emrat e veteranëve:
Shkolla mashkullore e Lushnjes: “Shkolla Baki Gjebrea”, shkolla e përzieme nr. 1 e Fierit: “Shkolla Hajredin Fratari”, shkolla e përzieme nr. 2 e Fierit : “Shkolla Omer Pashë Vrioni”, shkolla femënore e Fierit “Shkolla Iliaz Vrioni”, shkolla e përzieme e Ballshit: “Shkolla Ismail Klosi”, shkolla e përzieme e Roskovecit: “Shkolla Thimistokli Kasapi”, shkolla e përzieme e Drenovicës: “Shkolla Vefik Numani”, shkolla e përzieme e Kuçovës: “Shkolla Llamb Goxhomani”, shkolla e përzieme e katundit Pehrondi: “Shkolla Muharrem Loshi”, shkolla e përzieme e katundit Luar: “Shkolla Hysen Veli Malasi”, shkolla e përzieme e katundit Kurjan: “Shkolla Skënder Shaban Malasi”.
Sa nga keta emra qendruan gjate regjimit komunist?