Nga Kastriot Dervishi
Në gusht 1943 u formua brigada e parë komuniste. Të pranishëm në formimin e saj ishin edhe emisarët jugosllavë dhe ndonjë oficer i huaj. Në mënyrë që të kuptohej roli i Enver Hoxhës, në albumin përkatës është bërë e pabesueshmja. Edhe Miladinit që ngeli “burrë i mirë” i është prishur fytyra. Ustallarët e propagandës nuk kanë pasur gjë me Miladinin, porse një prezantim i rolit të vërtetë të tij, zbehte drejtpërdrejt rolin e Enver Hoxhës. Ky veprim është bërë sepse lufta duhej patjetër të kishte një komandant. Vinin re ndryshimet e kësaj fotoje. Majtas origjinali, djathtas varianti i falsifikuar.