Bardhok Biba, historia e një komunisti prej të cilit u përgjak Mirdita

Premte, 17 August 2018 14:46
Bardhok Biba, foto e vitit 1945 Bardhok Biba, foto e vitit 1945

Nga Kastriot Dervishi

Të dielën e 7 gushtit 1949 u vra nga kundërshtarët e vet, sekretari politik i Komitetit të PPSH-së së Rrethit Mirditë, Bardhok Biba (1920-1947). Si shpagim për jetën e 27 vjeçarit, Mirdita përjetoi një valë terrori të paparë komunist me vrasje, varje në litar, burgosje, internime në Tepelenë, etj. Përveçse sekretar politik, Biba ishte edhe oficer Sigurimi si dhe kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Rrethit. Për ta njohur më shumë këtë ngjarje, së pari do fillojmë nga biografia e Bardhok Bibës, ashtu siç e ka shkruar vetë ai më 19.9.1945. Bardhok Biba e quante veten pjesë të

“një familjeje feudale mercenare. Babai ishte martuar tre herë. Gruaja e tretë ishte “me biografi të keqe politike”. “Sot plaku është 75 vjeç, simpatizon luftën tonë dhe pak Turqinë”-shkruan Bardhok Biba në autobiografinë e tij.

Në vitin 1928 Bardhoku dërgohet prej Gjon Marka Gjonit në konviktin e Mirditës. Pas mbarimit të fillore, sërish Gjon Marka Gjoni ndërhyri për ta arsimuar në gjimnazin e Shkodrës. Këtu ka kaluar një jetesë me probleme. Në fillim u bë “shërbëtori i disa mirditorëve”, por më pas fillon të lexojë libra antifetarë, të shkëputet nga ky grup sepse respektonin kanunin e zakonet mirditore e të lidhet me “dibranë, toskë e kosovarë”. Biba shkruante se për 6 vjet në gjimnaz nuk kishte blerë kurrë libra, por shfrytëzonte ato të shokëve. Me ardhjen e pushtimit fashist të 7 prillit 1939, vetë i 15-të, Bardhok Biba shkon në Podgoricë ku bie në kontakt me komunistët malazezë të cilët i erdhën “mjaft në ndihmë”. Pas një muaji kthehet në Shkodër. Arrestohet një ditë nga karabinieria për pjesëmarrje në demonstratë. Profesorët e demaskuan para popullit të Mirditës së “i pafe dhe haramzade”. U përjashtua nga shkolla, por ndaj tij u mbajt qëndrimi butë sepse shokët e tjerë komunistë u internuan në Berat. Gjon Marka Gjoni filloi të thotë se Bardhoku “doli duarsh”. Bie në kontakt me Zija Dibrën, i cili i shpjegon më mirë vijën komuniste. Në shtator 1943 bëhet anëtar i PKSH-së në Shkodër nga Hajdar Dushi. Më 15.6.1943 hyn në çetën e Pashko Currit, më pas në batalionin “Perlat Rexhepi”, e në fund në brigadën e 6-të komuniste.

Në shtator 1944 brigada e 6-të ku bënte pjesë Bardhok Biba dogji shtëpinë e Gjon Marka Gjonit. Duke e marrë si akt personal, Gjon Marka Gjoni (më 3 tetor 1944) bën të njëjtën gjë duke djegur shtëpinë e Bardhok Bibës (vritet vëllai i Bardhokut). Gjoni nxiton të godasë brigadën komuniste, duke i vrarë asaj partizanët Polo Seferi dhe Bajram Aliu.

Në fund Biba, shkruante se nuk kishte marrë pjesë në ndonjë aksion, por e çmonte veten si luftëtar të mirë.

Në karakteristikën e datës 16.9.1946 nga komisioni fillestar i partisë i kryesuar nga Spiro Pano, rezultonte se (ekstrakt nga karakteristika e gjatë): i mungonte zgjuarsia e duhur; nuk kishte ngritje-ulje; nuk ishte fort i aftë; ishte i lidhur me punën, por me plogështi natyrale e pa të ardhshme; ishte i pakënaqur për gradën e ulët, sillej mirë me popullin, por kishte frymë bajraktari; mbante qëndrim shumë të mirë ndaj masave të pushtetit; i mungonte autoriteti; me eprorët sillej mirë; i mungonte njohja e terrenit; mbante konferenca, por nuk shkruante; nuk mbronte pronën shtetërore; njihte konspiracionin (në karakteristikën e vitit 1947 thuhet se nuk e ruante sekretin); ushtarakisht pak i përgatitur; nga sytë nuk shikonte mirë.

(vijon tematika)

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...