Vet Zoti i dërgoi të parët në Shqipëri, Nënë Terezën, Papa Gjon Palin e Dytë dhe Amerikanët!

E mërkurë, 29 August 2018 19:27

Kujtimet e një zyrtari të lartë amerikan, kur ra komunizmi në Shqipëri - vizita e parë e Amerikanëve në Shqipëri, dhe Nënë Terezes, e Papa Gjon Palin të Dytë

Nga Beqir SINA, New York

Kaluan 28 vjet nga ditët e stuhishme, kur Shqipëria e rrëzoi gardhin e hekurt e nisi të ecë lirisht në shtigjet e pafundme të botës, krejt të panjohur, të takohet me njerëz nga të katër anët, të presë e të përcjellë personalitete me emra të ndaluar, të përjashtuar, të mohuar, që jetonin diku larg, duke u përpjekur për t’i shembur muret e diktaturave.

Por, ajo që do të veçohet si një dhuratë të Perëndisë, është se vet Zoti i dërgoi të parët në Shqipëri, Nënë Terezën, Papa Gjon Palin e Dytë dhe Amerikanët!

"Kam pasur privilegjin të shërbejnë si administrator asistent i Byrosë së Evropës, kur ra Muri i Berlinit në vitin 1989, thotë në kujtimet tij zoti Carol C. Adelman një ish oficer i Shërbimit të Jashtëm për 12 vjet, në Departamentin e Shtetit. Sepse, thekson ai :"Shërbeva në kohën e vendeve ish komuniste në rilindjen e tyre, që edhe ato të bëheshin ashtu si kombet të lira, vendet e Europës Qendrore dhe të bëheshin edhe ato të Europës Lindore (EQL), të cilat, në atë periudhë ndryshimesh ishin në rrugën e përfituesve të ndihmës, së shumtë nga Perëndimi dhe veçanërisht asaj nga Shtetet e Bashkuara"..

Republika Çeke, kujton ai ishte e para që bëri thirrje për ndihmë por "jo tregtare,ndihmë politike", po ashtu edhe Polonia ishte e shtyrë nga SHBA, për të lëvizur më shpejt në ndihmën e privatizimit, si dhe bizneset e vogla, ashtu si Hungaria që ishte e gatshme në të gjithë vendin, për ndryshime ku sipërmarrësit vjedhurazi i kishin fshehur ish-pasuritë e tyre, gjatë viteve të komunizmit.

Sipas zotit Adelman një nga zyrtarët më të lart, amerikan për të ndihmuar vendet që po kalonin rënien e komunizmit, dhe ndërrimin e sistemeve pas rënies së Murit të Berlinit, thuhet se:" Ne(SHBA) ishim në gjendje për të ndihmuar këto vende sa më shpejt dhe me efikasitet për shkak të legjislacionit të ri,- që vendosën menjëherë këto vende për të tërhequr ndihma nga Perëndimi dhe ngaqë e prisnim ndryshimin e sistemeve".

Dhe kështu Mbështetja për Demokracinë Europiane Lindore, në SHBA, kaloi nëpërmjet një akti ligjor që u quajt, Akti i 1990, i cili na lejonte për të shkruar vetë, sipas sistemit tonë të strukturuar të prokurimit; dhe na dha mundësinë për të punuar me lehtësi me institucione private. Për të ndarë edhe një shumë të madhe parash për të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore, duke eliminuar kështu sipas vendeve edhe atë çka ato e përcaktonin si funksionale dhe duke na lejuar ne, për të shpërndarë paratë bazuar në performancë, në vende- vende dhe sa më drejtë".

Mirëpo, thotë Carol C. Adelman një ish oficer i Shërbimit të Jashtëm për 12 vjet, në Departamentin e Shtetit, në një shkrim të tij "Kujtesa ime e artë e këtyre viteve është nga Shqipëria, një vend të vogël prej më pak se 3 milion njerëz, që kishin qenë të sunduar nga diktatori i egër stalinist më i fundit në kampin socialist, Enver Hoxha. Kur unë dhe Ekipi i parë i USAID-it kemi shkuar atje, në vitin 1991. Ne u "hapëm syt", shqiptarëve se si të shkonin drejt hapjes së tregut të lirë e privat, dhe e përqendruam ndihmën tonë duke ndihmuar në radhë të parë spitalet, që ishin në gjendje të mjerueshme. Për shpërndarjen e ndihmave na duheshin e automjetet. Atje gjetëm vetëm 200 makina në të gjithë vendin, dhe një infrastrukturë të rrënuar totalisht. Në Tiranë, edhe një hotel që mburreshin komunistët, në kryeqytetin e Shqipërisë, dhe që e ofron për mysafirët e huaj - nuk kishte as ujë të nxehtë as drita as ushqim. Gjetëm burgjet përplot me të burgosurve politikë, të internuarit në kampe që ankoheshin ende në radhët e bukës ose edhe e linin "bukë dhe ujë" vetëm për të dëgjuar "Zërin e Amerikës", së bashku me fëmijët e tyre, të cilët thonin si kishte qenë i vetmi ushqim për  tre ose katër dekada që i kishte mbajtur gjallë".

Në kujtimet e tij zoti Adelman, thotë se ka parë me sytë e tij vizitën historike të ish Sekretarit të Shtetit James Baker në Tiranë. "Kur James Baker - Sekretar i Shtetit, në atë kohë shkoi për të vizituar Shqipërinë, ai arriti në Tiranë, në verën e vitit 1991. Më shumë se 500.000 shqiptarë brohorisnin si të " çmendur" USA- USA- Baker! Baker!". Dhe shton, ne Amerikanëve na bëri shumë përshtypje, sesi në "Në një vend që kishte qenë i shtypur plotësisht për një gjysmë shekulli, ku Shtetet e Bashkuara ishin "mitizuar" nga propaganda komuniste tek njerëzit në Shqipëri, si të mishëruarit djallit (imperialistët amerikan)- "armiqtë' më të rrezikshëm të Shqipërisë socialiste, ai (James Baker - Sekretar i Shtetit, në atë kohë ) u prit si një hero."

Unë, thotë ai për vete u befasova kur pash me sytë e mi se 40 për qind e shqiptarëve flisnin një gjuhë të huaj - përfshirë edhe anglisht, dhe se një emër popullor për fëmijët ishte edhe emri Wilson. Mabsi kuptova se nuk harrohej ajo çfarë ka bërë për Shqipërinë presidenti i SHBA Woodrow Wilson. Pra, edhe më skeptikët e dëshirës së lindur të njerëzimit për liri dhe demokraci, e kishin kuptuar mesazhin që po përcillte SHBA, në Shqipëri".

Kur ish presidenti i parë demokrat i sapo zgjedhur, Prof.Dr. Sali Berisha, u pyet nga zyrtarët e lartë Amerikan, se si SHBA mund të ndihmojnë më mirë, Shqipërinë në ato momente, ai u përgjigj: "Ne kemi një zemër demokratike dhe një mendje demokratike që janë të mbërthyer në një trup bolshevik për gati gjysmë shekulli por që syt i kemi pasur gjithmonë nga Perëndimi dhe SHBA".

Nëna Terezë : "Merrni shqiptarët në punë - Merrni ata në punë “Get Them Jobs. Get Them Jobs”

Ajo që unë kujtoj më dashuri nga Shqipëria, e viteve 1991, është se jam u takuar me shqiptarët më të mrekullueshëm, si ikona shqiptare Nënë Tereza. Ishte rasti i parë për t'u takuar me një njeri të shenjtë që kishte shkuar në Shqipëri, për të ndihmuar fëmijët shqiptar në ato vite- Ajo kishte hapur një shtëpi bamirësie në Tiranë, me infermieret dhe kujdestarët e Shoqatës "Nëna Tereze". Unë për herë të parë eci përkrah Nënë Terezes dhe Zëvendës Sekretari amerikan i Thesarit John Robson, ndërkohë që Nëna Tereze me " dukej se kurrë nuk ndalej në lëvizjet e saj", ajo në tokën e prindërve të saj me "dukej se ishte shumë më gjallë kur vinte puna për të ndihmuar njerëzit e gjakut të saj ".

Në shkrimin e tij zoti Adelman sqaron se Zëvendës Sekretari amerikan i Thesarit John Robson, dhe unë ishim në Shqipëri verën e viti 1991 për të ndjekur nga afër të caktuar nga Qeveria amerikane, udhëtimin në Tiranë të Sekretarit të Shtetit James Baker, dhe për të hartuar programet e asistencës të Qeverisë Amerikane që do të iu përgjigjeshin nevojave shqiptarë dhe dëshirave të tyre" në atë periudhë tranzicioni..

Nuk më harrohet kurrë thotë, ai se ndërsa ishim duke ecur me Nënë Terezën, në pistën e aeroportit të Tiranës, unë e pyeta Nëna Terezën : "Çfarë mund të bëjmë ne Amerikanët për të ndihmuar shqiptarët tash për tash?"

Ajo qëndroi dhe mu kthye dhe me shikim nga lart( nga qielli - Zoti) dhe më pa mua drejt në sy, duke mu përgjigjur me plot zemër: " "Merrni shqiptarët në punë - Merrni ata në punë - “Get Them Jobs. Get Them Jobs” ". "Ajo qëndroi përsëri përpara meje në mënyrë të qartë dhe me një zemërgjerësi, duke më thënë se :"Shqiptarët janë të zotët e punës - dhe duke punuar ata e dinë të ndihmojnë vetveten".

Mungesa e ushqimit në Shqipëri kishte arritur nivele të krizës, në atë kohë. Në përgjigje, të asaj i menjëhershëm dhe që nuk priste kohë ishte fakti që ushtria amerikane filloi nga shpërndarja në ushqime – gjysmë gati për të ngrënë - sipas një plani qeveritar të USAID Meals Ready to Eat (MREs). Aeroplani i parë amerikan i ngarkuar me Meals Ready to Eat (MREs), në Shqipëri, u ul në një pistën me "gunga", bar dhe me fshatarë që kullosnin në fushën fqinj, delet, dhitë dhe lopët .

Kurse, Nënë Tereza, u bashkua me qindra shqiptarë të tjerë që po presin avionin ushtarak në këtë aeroport të vogël. Kur aeroplani ndaloi në fund të pistës, piloti, dhe ekuipazhi me komandën ushtarake doli nga kabina, shqiptarët brohoritën USA - USA dhe nxituan drejt aeroplanit. Ata ngelen të habitur sidomos kur për herë të parë panë një aeroplan amerikan dhe për herë të parë panë se piloti ishte një 20-vjeçarë.

Nënë Tereza u ndal dhe të gjithë njerëzi u rreshtuan pas saj - përfshirë, pilotin, ekuipazhin dhe komandën ushtarake, Zëvendës Sekretari amerikan i Thesarit John Robson dhe unë me zyrtarët e tjerë pas saj, :"Kur Nëna Tereze, nisi e kreu bekimin e saj - duke filluar me shpërndarjen tespihe dhe lutjen tek Jesusi duke bërë kryq" . Ajo hipi nëpërmjet shkalleve në aeroplan, u ngjit mbi ndihmat duke qëndruar mbi to duke dhe nisi përsëri "duke mbajtur duart lart ne dëgjuam lutjet e saj, teksa ajo mbylli sytë dhe i bekoi - ndihmën për popullin shqiptarë".

Më 25 Prill.1993, për herë të parë Papa e viziton Shqipërinë bashke me Nënën Terezën me ftesën e Presidentit të parë demokrat Dr. Sali Berisha :

Shqipëria e sapo zgjuar nga ëndrra e keqe gjysëm shekullore, shikonte të shkelte në trojet e saj të mbjellura me eshtra dëshmorësh të rinj të lirisë, Papën Gjon Pali II; atë, i cili luajti një nga rolet kryesore në shembjen e perdes së hekurt, që ndante jo vetëm një Shqipëri të vogël nga bota, por një sistem nga një tjetër, në një stinë të gjatë, të akullt, që u njoh me emrin “lufta e ftohtë”, për Shqipërinë “dimri i vetmisë së madhe”.

Jo një, por një mori arsyesh të shtyjnë të meditosh për vizitën e Papës së parë në trojet shqiptare: ndërmjet tyre, pa dyshim, rimëkëmbja e vendit e në të, e Kishës së kthyer në gërmadhë, nga e cila kishin mbetur vetëm një ipeshkëv, një grup fare i vogël priftërinjsh, rregulltarësh e rregulltaresh, një grigjë e masakruar, me një mori delesh të humbura, në gojë të ujkut, brenda e jashtë Atdheut.

Vizita e Gjon Palit të II në Shqipërinë e lirë ishte në njëfarë mënyre realizim i fjalëve: “Mos kini frikë! Hapjani krejtësisht dyert Krishtit! Hapjani pushtetit të Tij Shpëtimtar kufijtë e Shteteve, sistemet ekonomike, politike, hapësirat e gjëra të kulturës, qytetërimit, zhvillimit. Mos kini frikë! Lejojeni Krishtin t’i flasë njeriut. Vetëm Ai ka fjalë jete, po, fjalë jete të amshuar”.

Kur Gjon Pali II vizitoi Shqipërinë, gjeti një Kishë të rrënuar, por të lumnueshme, që kishte dalë e cënuar rëndë materialisht, por krejt te paprekur shpirtërisht, me një kler gjysma gjallë-gjysma të varrosur, por të shikuar me admirim e respekt të thellë nga delet e grigjës, që kishin parë në të, në vitet e errëta të diktaturës, të vetmen rreze drite: Dritën e Krishtit.

Së fundmi, Shqipëria, thotë në kujtimet e tij ish - Administratori asistent i Byrosë së Evropës, kur ra Muri i Berlinit në vitin 1989, zoti Carol C. Adelman një ish oficer i Shërbimit të Jashtëm për 12 vjet, në Departamentin e Shtetit( i dërguari për ndihmat i SHBA, për Shqipërinë), edhe një herë, më kujtojë atë sesi :"Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë njerëzit që të u kthehen tek ëndrrat dhe shpresat e tyre që ato të bëhen në realitet, Departamenti i Shtetit dhe ushtria amerikane mund të punojnë së bashku, për të ndihmuar njerëzit në nevojë në mbarë botën'' ka thënë Adelman.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...