Në prag të 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të liderit të lëvizjes së dhjetorit 1990, Azem Hajdari, katër herë i zgjedhur deputet në vitet 1991, 1992, 1996, 1997, kujtojmë disa fakte historike:
-Vrasësit e Azem Hajdarit ishin të gjithë me uniforma policie.
-Ata ishin me bindje socialiste dhe nuk përmbushnin asnjë kriter për të qenë oficerë policie. Madje disa kishin qenë të burgosur më parë për faje ordinere.
-Në shkurt 1998, Kuvendi Popullor i mbizotëruar nga Partia Socialiste i hoqi imunitetin Azem Hajdarit.
-Në qershor 1998 iu bë një pritë e organizuar në Tropojë, nga i njëjti grup që realizoi vrasjen.
-Ndonëse emri i vrasësit kryesor u bë i njohur qysh natën e vrasjes, qeveria socialiste e hoqi shpejt kërkimin ndaj tij. Bashkëidhur shihni si hiqet nga kërkimi i akuzuari kryesor i kësaj ngjarjeje.