1933/Nexhmije Xhuglini, nxënësja e shkollës “Princesha Ruhije” që u trajtua me bursë shtetërore

Tuesday, 09 October 2018 18:28

Nga Kastriot Dervishi

Dy vjet më parë, bëra të njohur fletën dokumentare e cila vërtetonte se në vitet 1941-1942 Nexhmije Xhuglini ka qenë anëtare e Partisë Fashiste. Këto dokumente për një kategori personash, ishin pjesë e një praktike me të dhëna komprometuese nga regjimet e kaluara mbi 700 fletë, të cilën e mbante Enver Hoxha në kasafortë, për t’i përdorur sipas rastit kur mund t’i nevojitej. Fakti që Hoxha mbante dokumente edhe për bashkëshorten është shumë domethënës për natyrën e shtetit e partisë së tij. Pjesë e kësaj praktike është edhe letra e datës 8 shtator 1933 që babai i Nexhmijes, Tefiku, në atë kohë punonjës në Kryqin e Kuq, i dërgonte Ministrisë së Arsimit në të cilën kërkonte trajtimin me bursë të vajzës së tij. Në bazë të kësaj kërkese, nxënësja e shkollës plotore (si niveli 7-vjeçar), do përfitonte drekën falas nga regjimi zogist, të cilin vetë e përmendura nuk do linte gjë pa thënë në kohën e pushtetit të saj.

Letra e Tefik Xhuglinit

I nënshkruari Teufik Xhuglini, emigrant nga Manastiri, me familje të shumtë dhe me nji rrogë të vogël si nëpunës i Kryqit të Kuq Shqiptar, marr guximin m’i u sjell asaj PT ministrie për t’iu luftë qi t’i jepet nji bursë së bijës Nexhmije Xhuglini, me datëlindje 1921 për të vijue mësimet si konviktore në shkollën normale femënore të qytetit.

Këtu të bashkueme  paraqes edhe origjinalin e dëftesës së lirimit të shkollës plotore “Princeshë Ruhije Zogu” me shpresë se do të merret në konsideracion.

Mospranimi i vajzës seme na shkakton dishprim mbasi s’jam në gjendje financiare qi të mund të baj me vijue mësimet. Me shpresë se mshira e juaj s’do të mungojë për një vajzë emigrante, qidëshiri e vullneti e studimit si mungon, metem me respekt”.

(vijon)

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...