Ligji i vitit 1946 “Mbi fajet penale kontra popullit dhe shtetit”, “paketa” e parë “antishpifje”

E Enjte, 18 October 2018 18:18

Nga Kastriot Dervishi

Dispozitat penale të çdo shteti janë të përfshira në Kodin Penal. Aty gjendet vepër që konsiderohet si “figurë krimi”. Trajtimi me ligje penale të veçanta jashtë Kodit Penal nuk janë praktika të zakonshme, por të jashtëzakonshme të dala në rrethanat kur mungon Kodi Penal apo kur ka situata të tjera gati lufte.

Në Shqipërinë komuniste, deri në miratimin e Kodit Penal të vitit 1952 funksionuan një sërë ligjesh që dënonin kundërshtarët e regjimit. Përveç ligjit për organizimin e gjykatave ushtarake, ligji kryesor që haset në dënimet e viteve 1947-1952 është ai nr.372, datë 12.12.1946 “Mbi fajet penale kontra popullit dhe shtetit”.

Konsiderohet faj penal kundër popullit dhe shtetit çdo vepër për të rrëzuar me dhunë ose për të vënë në rrezik organizimin shtetëror të Republikës Popullore të Shqipërisë ose për të vënë në rrezik sigurimin e saj të jashtëm ose parimet themelore demokratike, politike, kombëtare dhe ekonomike të luftës NÇL, të cilat janë: organizimi demokratik i shtetit, barazimi dhe vëllazërimi i shtetasve dhe pushteti popullor.

Në 14 nenet e këtij ligji, neni 8 ishte për agjitacionin e propagandën. Ligji i bashkëlidhej dispozitave penale të miratuara në mesin e vitit 1946. Ligji ishte i përgatitu posaçërisht për dënimin e kundërshtarëve të regjimit, të cilët i konsideronte kundër popullit dhe kundër shtetit.

Ky ligj funksionoi deri në vitin 1952 me hyrjen në fuqi të Kodit Penal. Gjatë kohës që funksiononte Kodi Penal i vitit 1952 një rast i jashtëzakonshëm ishte miratimi i dekretit të zi të vitit 1951, pas hedhjes së dinamit në legatën sovjetike. Po ashtu jashtë Kodit Penal të vitit 1977 ishte edhe në vitin 1990 dekreti për mbrojtjen e monumenteve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...