Hyri në burg 16 vjeç dhe doli pas 32 vjetësh

Diel, 04 November 2018 15:49

Nga Kastriot Dervishi

Kujtim Aliaj, lindur më 10.7.1940 në Çorrush të Mallakastrës, nuk kishte mbushur as 16 vjeç kur u arrestua për herë të parë. Burgimi i gjatë i tij nisi në moshë të adoleshencës, vijoi me një dënim brenda në burg dhe përfundoi me një dënim tjetër për arratisje. Ëndërronte Britaninë e Madhe dhe Australinë dhe i iku jeta në skëterrat komuniste të Shqipërisë.

-Periudha e vuajtjes së burgimit:

1956-1988: 32 vjet

-Mosha në fillim të dënimit: 16 vjeç

-Mosha në mbarim të dënimit: 48 vjeç

Dënimi i parë

Banonte në lagjen “1 Maji” të Fierit, punëtor krahu në fermën “Çlirimi” të këtij rrethi, kur nga vështirësitë e jetesës, mungesa e shkollimit sipas kërkesës së kishte, kërkon të arratiset nga atdheu, me synimin Britaninë e Madhe, te “armiku i popullit” Safet Abazi. Zgjedh kalimin në Greqi, por pikërisht në afërsi të Kakavijës, por kur ishte disa dhjetëra metra larg vijës së kufirit, më 28.6.1956 ndalohet nga forcat kufitare. Çështja u gjykua nga Gjykata Ushtarake e Tiranës me qëndrim në Fier, e cila me vendimin nr.137, datë 19.9.1956 e deklaroi fajtor dhe në bazë të nenit 64-10, e dënoi me 5 vjet heqje lirie dhe konfiskimin e pjesshëm të pasurisë. U la në fuqi me vendimin nr.218, datë 15.10.1956 të Gjykatës së Lartë.

Dënimi i dytë

U dërgua për të vuajtur dënimin në kampburgun e Punëtorisë së Artizanatit në Tiranë. Në këtë vend, përveç të dënuarve politikë kishte plot të dënuar ordinerë, madje ishin shumica. Kjo është periudha kur të dënuarit ordinerë bëhen gati dyfishi i atyre politikë. Më 24.3.1958, Kujtimi kryen një vrasje brenda burgut, duke lënë të vdekur të dënuarin 24 vjeçar E.M, gjatë një përpjekje çnderuese të këtij të fundit në kapanonet e uzinës “Dinamo”, vrasje e cila nisi në kushtet e vetëmbrojtjes nga viktima agresor me vetë armën e ftohtë të tij. Me vendimin nr.25, datë 6.6.1958, në bazë të neneve 144 dhe 277 të Kodit Penal, Gjykata e Tiranës e dënoi me 25 vjet burgim .

Dënimi i tretë

Në vitin e shtatë të dënimit, Kujtim Aliaj u orvat të arratisej teksa vuante dënimin në kampin nr.309 Rubik. Tashmë 23 vjeçar, ai u përpoq të largohej së bashku me bashkëmoshatarin e tij Ahmet Manxhar Hoxha (nga Kolonja e Gjirokastrës) dhe 31 vjeçarin Demir Sinan Shkoza (nga Priska e Madhe Tiranë). Që të tre ishin njohur për dëshirën e zjarrtë për arratisje, pasi vinin me të njëjtat përvoja. Më 19.11.1963 ata largohen nga kampi nëpërmjet telave të wc-së. Arrijnë të dalin jashtë rrethimit, por njëkohësisht diktohen nga rojet dhe fillon ndjekja e tyre. Te ura e Rubikut, Aliaj nuk mund të vazhdonte ecjen sepse ishte i sëmurë. Ngeli prapa, ndërsa dy shokët e tij ikën. U ndalua nga roja i natës më 20.11.1963. Të dy shokët e tjerë, mundën të vijonin largimin në drejtim të maleve të Krujës. Ata u ndaluan pas 5 ditësh në kasollen e një çobani në Bruz Mal, i cili edhe i kallëzoi. Kujtim Aliaj deklaronte se do arratisej për kushtet e vështira dhe se e kishin demaskuar si “punëtor jo të mirë” në kamp. Dëshira e tij ishte të përfundonte në Australi, sipas këshillës së Demir Shkozës. Përpara hetuesit kolonel Stavri Xhara, Aliaj shprehte dëshirën se donte të shkonte në Australi që të punonte dhe së paku të mbaronte shkollën e mesme e të fitonte një kulturë të përgjithshme. Hetimet për dënimin e tre të pandehurve u zhvilluan në Tiranë, por gjykimi u bë nga Gjykata e Qarkut Shkodër. Me vendimin nr.54, datë 21.12.1963 gjykata i deklaroi fajtorë në bazë të nenit 64-10 të Kodit Penal dhe i dënoi kështu të pandehurit:

-Demir Shkoza me vdekje, pushkatim

-Ahmet Hoxha me 25 vjet burgim

-Kujtim Aliaj me 25 vjet burgim

U la në fuqi me vendimin nr.1, datë 6.1.1964 të Gjykatës së Lartë. Demir Shkozës nuk iu fal jeta nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, i cili me vendimin e datës 2.3.1964 njoftoi refuzimin. Ahmet Hoxha u orvat për herë të fundit të arratisej nga Spaçi më 10.10.1978, por i diktua përsëri dhe u dënua me vdekje dhe u ekzekutua më 31.1.1979 në rrugën e Kaçinarit

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...