“Çlirimi” imagjinar i Elbasanit më 11 nëntor 1944

Diel, 11 November 2018 14:43
Trakti i shpërdarë më 12.11.1944 dhe kujtimet e komisarit të batalionit të brigadës së 15 Trakti i shpërdarë më 12.11.1944 dhe kujtimet e komisarit të batalionit të brigadës së 15

Gjatë komunizmit, u krijuan data fiktive të “çlirimeve” të qyteteve, me qëllim që të ishin ca shenja të përvitshme, në të cilat mund të zhvilloheshin ceremoni gënjeshtrash për të indoktrinuar sa më shumë brezat e rinj. Nga këto shenja të këqija, Shqipëria nuk është çliruar ende. Po ilustroj sot, “çlirimin” e Elbasanit, ku nuk është hedhur asnjë krismë e nuk është bërë asnjë betejë. Ajo pak ushtri naziste që ndodhej në Elbasan, si dhe një pjesë jo e vogël e ardhur nga Struga u largua në kuadër të planit të përgjithshëm gjerman të tërheqjes nga Ballkani më 11 nëntor 1944. Në dalje të Elbasanit, grupi i ushtarëve gjermanë u nda në dy drejtime: në rrugën Elbasan-Peqin-Rrogozhinë-Vorë (shumica) dhe Elbasan-Tiranë (pakica). Çasti që mbahet si “çlirim i Elbasanit”, 11 nëntori, është pikërisht ai i bashkimit të një superfuqie forcash ushtarake që shkonin deri në 6500 veta. Në se do kishim “çlirim” (që partizanët as e kishin ndërmend), mund të ishte bërë pa mbërritur fuqia e madhe gjermane nga Struga. Pasi trupat gjermane u largua nga Elbasani pa pasur asnjë betejë, të nesërmen, komunistët nxituan të nxjerrin traktin e tyre propagandistik. Vini re elementët e këtij trakti. Titulli është vendosur me vonesë. Thuhet se “prej një kohe të gjatë” partizanët qëndronin në rrethina të qytetit dhe nga “inati”, armiku po vidhte fukarain, etj. elemente folklorikë përshkruajnë traktin. Gjoja populli po kërkonte partizanët e brigadës së 15 t’i jepnin dum kësaj pune. Ata iu përgjigjën kësaj thirrje dhe në të errur u gjendën në qytet. Pra, kishin muaj që nuk guxonin të hynin në qytet kur kishte pak gjermanë dhe hynë me lehtësi në qytet kur kishte rreth 6500 trupa të armatosura. Në fund të traktit, brohoritet për Enver Hoxhën. Tani, le të shohim historikun e brigadës së 15 (varianti i luftës shkruar në përfundim të luftës), si është përshkruar ngjarja. Është shkruar nga komisari i batalionit të 4-t, Llazi Ngjela. Në fund flitet për sulmin që iu është bërë më 11 nëntor 1944 kazermave të Mirakës, Xibrakës dhe Labinotit, ku u zë “sasira të panumërta materiale”. Pas këtij sulmi, dy batalione të brigadës së 15, i pari dhe i katërti, hynë (sulmuan thuhet në tekst) në Elbasan dhe “çliruan qytetin”. Ndonëse jepen detaje mbi sulmin ndaj kazermave, se si u “çlirua” qyteti, nuk ka asnjë fjalë. Nëse gjermanët do ishin në qytet, dy batalione që nuk do ishin më shumë se 500 veta, nuk mundej kurrsesi të mundnin një forcë ushtarake prej 6.500 vetash.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...