1967/Mao Ce Duni pyeti udhëheqësit shqiptarë për shkollimin e tyre

E mërkurë, 03 Prill 2019 18:19
Beqir Balluku dhe Hysni Kapo gjatë takimin me Mao Ce Dunin në Kinë Beqir Balluku dhe Hysni Kapo gjatë takimin me Mao Ce Dunin në Kinë

Nga Kastriot Dervishi

Në kuadër të vizitës në Kinë, Hysni Kapo, Beqir Balluku, Hito Çako, Vasil Nathanaili dhe Behar Shtylla u pritën nga Mao Ce Duni më 3.2.1967 në sallën nr.118 të Asamblesë Popullore. Takimi me Maon ka gjëra të përgjithshme, por u fol për demaskimin e mjaft komunistëve në PKK, sipas 4 niveleve. Mao tha se nuk i pëlqenin epitete të tilla si “timonier, mësues, strateg, udhëheqës i madh”, por nuk kishte çfarë të bënte (a thua nuk i ndalonte dot). Ai kishte qenë një mësues filloreje dhe pëlqente të mbetej i tillë. Një ndër pjesët më interesante të takimit ishte ajo në lidhje me arsimin e shokëve shqiptarë. Duke qenë se ata ishin të sajuar për të drejtuar, por revolucionarë, biseda me shokët shqiptarë bëhet shumë e këndshme dhe interesante.

Pjesë nga biseda

Kryetari Mao: Më kanë vënë dhe disa epitete, si p.sh. mësues i madh, udhëheqës i madh, strateg i madh dhe timonier i madh. Mua nuk më pëlqejnë. Por s’kam ç’të bëj. Kudo po veprohet kështu. Ka njerëz që propozojnë se të mbetet vetëm epiteti “mësues”. Unë kam qenë mësues në shkollën fillore, sa mirë që të jem mësues i thjeshtë. Sa për profesion, nuk bëhet fjalë. Unë nuk kam ndjekur universitetin, ju a keni bërë studime në universitet?

Shoku Hysni: Asnjë.

Kryetari Mao: Po ju (duke iu drejtuar shokut Beqir Balluku)?

Shoku Beqir: As unë.

Kryetari Mao: As ju (duke iu drejtuar shokut Hysni Kapo)?

Shoku Hysni: Kam ndjekur vetëm shkollën e mesme.

Kryetari Mao: Marksi ka qenë universitar, Lenini gjithashtu. Stalini ka mbaruar shkollën e mesme, edhe unë po ashtu. Unë dyshoj në një pjesë të mirë të universitarëve, sidomos ata që kanë studiuar shkencën shoqërore. Këta njerëz po të mos edukohen, po të mos kryhet revolucioni kulturor, janë shumë të rrezikshëm këta njerëz do të bëhen revizionistë në të ardhmen. Ata që kanë studiuar letërsi, nuk shkruajnë dot romanin, as poezi. Ata që kanë studiuar filozofi nuk mund të shkruajnë artikuj filozofikë, as nuk mund të shpjegojnë fenomene shoqërore. Mësimet politike dhe juridike që kanë ndjekur ata janë të gjitha mallra të borgjezisë. Te ne nuk ka dalë ndonjë tekst mësimor. Edhe ata që kanë studiuar ekonominë. Ka shumë elemente revizioniste. Por tani kemi disa shpresa se po bëhet luftë e ashpër.

Shoku Beqir: E ashpër, por është e mirë, është më mirë të bëhet një spastrim.

Shoku Hysni: Mbasi të mobilizohet popullit, të gjithë mund të spastrohen. Megjithatë pak kemi parë ndoshta, por kemi këtë përshtypje: i gjithë populli kinez është ngritur në këmbë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...