Gjykatësi që dënoi me vdekje Sokol Sejkon

E mërkurë, 10 Prill 2019 17:48
Faksimile e karakteristikës së partisë për gjyqtarin, vendimi i emërimit, si dhe ai gjyqit Faksimile e karakteristikës së partisë për gjyqtarin, vendimi i emërimit, si dhe ai gjyqit

Nga Kastriot Dervishi

Me vendimin nr.12, datë 26.1.1974 Gjykata Popullore e Beratit e drejtuar nga Irakli Puka, deklaroi fajtor e dënoi Sokol Sejkon me pushkatim të akuzuar në bazë të neneve 64 e 76 të Kodit Penal me vdekje dhe në bazë të neneve të tjera 70 e 73 me burg. Përfundimisht e dënoi me vdekje. Sokol Sejko u ekzekutua më 6 mars 1974, ora 24.00, “në vendin e caktuar”.

Sokol Sejkon e dënoi me vdekje në shkallën e parë të gjykimit ishte përfaqësues tipik i regjimit. Një punëtor partie i sajuar. Mishërues i luftës së klasave. Sipas të dhënave të vetë Partisë së Punës, Irakli Fani Puka, lindur në Paftal të Beratit në vitin 1928, nuk ishte jurist. Vlerësohej “pjesëmarrës në luftën nacionalçlirimtare”, pavarësisht se në vitin 1939 ishte 11 vjeç dhe në mbarim të saj 16 vjeç. Kish punuar në organet e partisë, ndërsa nga viti 1951 në organet e prokurorisë si ndihmësprokuror më pas prokuror, në Fier dhe Qytetin Stalin. Në vitet 1965-1968 ishte prokuror në Berat, ndërsa në vitin 1968 zgjidhet kryetar i Gjykatës së rrethit të Beratit. Organizata e partisë i vinte në dukje se ende nuk e kish mbaruar shkollën e lartë me korrespondencë. Kishte probleme edhe të brendshme. Me gjithë vërejtjet, partia e emëroi në atë detyrë për shërbimet e garantuara të tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...